AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Emri/ I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin

by SHT Media
30/01/2024
in Botë
6
0
Emri/ I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia australiane e lajmeve “Nine News” është kritikuar ashpër pasi modifikoi imazhin e deputetes së Shtetit Victoria, Australi, duke i zmadhuar gjoksin dhe ekspozuar mesin e saj.

Fotoja e Georgie Purcell u shfaq në “Nine News”, pasi ajo kritikoi refuzimin e Shtetit Victoria, Australi për ndalimin e gjuetisë së rosave.

Purcell postoi imazhet origjinale dhe të ndryshuara në median sociale, duke vënë në dukje se si ishte modifikuar veshja e saj.

“Nine News” kërkoi falje duke fajësuar ‘automatizimin me Photoshop’, raporton BBC.

Purcell, gruaja më e re në parlamentin e shtetit, e zgjedhur në vitin 2022, ka kritikuar shpesh ‘seksualizimin dhe objektivizimin e vazhdueshëm’ me të cilin përballen gratë në politikën australiane.

“Ajo që më ka ndodhur në 24 orët e fundit është diçka që nuk do t’i ndodhte kurrë një politikani mashkull. Kjo nuk është një mënyrë për të përfaqësuar asnjë grua, e lëre më një grua që mban një pozicion në poste publike”, tha kryeministrja e Shtetit Victoria, Jacinta Allan, e cila gjithashtu është shfaqur në një gazetë, në mënyrë kontroverse e zhveshur në një karikaturë vitin e kaluar.

Shefi i “Nine News Melbourne”, Hugh Nailon i kërkoi falje Purcell për “gabimin grafik”.

“Siç është praktikë e zakonshme, imazhi u ndryshua për t’iu përshtatur specifikave tona. Gjatë atij procesi, ‘automatizimi me Photoshop’ krijoi një imazh që nuk ishte në përputhje me origjinalin. Çdo ndryshim në këtë imazh do të kishte kërkuar ndërhyrje dhe miratim njerëzor”, tha zëdhënësi i “Adobe”, kompania që prodhon “Photoshop”.

Purcell, e cila ka folur më herët për punën e saj si striptiste për të mbështetur studimet në drejtësi, ka qenë prej kohësh objektiv i abuzimit seksist.

Vitet e fundit, politika australiane është përballur me atë që gratë thonë se është një kulturë seksiste mbizotëruese.

Një raport historik në vitin 2021, i nxitur nga një përdhunim i dyshuar brenda Shtëpisë së Parlamentit të Australisë, zbuloi se një e treta e punonjësve në parlamentin federal ishin ngacmuar seksualisht./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh
  • “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5
  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.