• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Do mbrojmë vendin nga agresorët!”/ Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

30/01/2024
in Botë
“Do mbrojmë vendin nga agresorët!”/ Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

Ndërsa Kosova po përpiqet të fuqizojë kapacitetet ushtarake me ndihmën e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia mbështetet tek aleati historik Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska.

Prezantimi i tij do të behet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish. Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiç u zotua se do të mbrojnë vendin nga çdo agresor i mundshëm.

“Ne po përgatitemi të shpëtojmë vendin tonë, pasi në kushtet aktuale nëse nuk ke një ushtri të fuqishme, nuk do të kesh as komb e as shtet. Duhet të fuqizojmë siç duhet mbrojtjen tonë dhe konceptin e të ashtuquajturës mbrojtje totale.”, tha Vuçiç.

Sipas tij, nga buxheti i Serbisë janë ndarë para për 701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase, ndërsa mbi 850 të tjera do të sigurohen javën e ardhshme. Ai përsëriti se Serbia është një “superfuqi rajonale e tankeve” dhe se është “afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina”.

Vuçiç njoftoi për sistemin e ri anti-dron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave anti-tanke Javelin, e pas marrëveshjes ushtarake me Turqinë. Të martën, në po të njëjtin event ku ishte i pranishëm edhe kreu i Republikës Serbska, Milorad Dodik,  ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç lëshoi një paralajmërim të fortë, lidhur me marrëveshjen Kosovë – Turqi.

“Gjykata e Lartë dhe Ministria e Mbrojtjes, që është Shteti i Serbisë do të përgjigjen në mënyrën e duhur, jo vetëm politikisht, por edhe duke përshtatur kapacitetet tona ndaj sfidave, rreziqeve e madje edhe kërcënimeve ndaj atdheut tonë.”, deklaroi Vuçeviç.

Sipas tij, pyetja që ngrihet është për kë dhe për çfarë po armatoset, e ashtuquajtura ushtria e Kosovës./m.j

 

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!