• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e 32-vjeçares në SHBA, flasin të afërmit në Shqipëri: Burri donte t’i merrte vajzën

30/01/2024
in Kronikë
Vrasja e 32-vjeçares në SHBA, flasin të afërmit në Shqipëri: Burri donte t’i merrte vajzën

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar për Top Channel ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.

“”I ati ka qenë infermier, ka punuar dy tre vjet në fshatin tonë, pas kësaj ka ikur në Fier ka punuar ën Fier, pasi punoi atje i doli llotaria në Amerikë, kanë gati 20 vitem 15-20 këtu vërtitet”, tha një tjetër.

“I vdiq e ëma, nuk erdhi, i vdiq i ati nuk erdhi”, shtoi ai.

Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri ishte me profesion bankiere dhe jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij në Clearwater të Floridas dhe rrëmbeu të bijën një ditë më parë.

Renato Muhaj, 34 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve, tha shefi i policisë së Largo, Mike Soux gjatë një konference për shtyp pasdite.

Sipas mediave amerikane, hetimi filloi fillimisht pak para orës 3 të mëngjesit kur Muhaj goditi të dy prindërit e tij dhe ua hoqi telefonin në mënyrë që ata të mos mund të telefononin 911 për ndihmë, tha forcat e zbatimit të ligjit Clearëater në një deklaratë.

Gjatë hetimit, policia e Clearëater raportohet se ka kontaktuar Departamentin e Policisë Largo për të kontrolluar shtëpinë që i përket ish-të dashurës së Muhaj, Suela Saliaj dhe vajzës së tyre 8-vjeçare, Alessia Muhaj, në një kompleks apartamentesh në rrugën Clearwater Largo.

Soux thotë se oficerët e tij shkuan në zonë për të gjetur Renato Muhajn dhe panë shenja se një krim ishte kryer, mjaftueshëm për t’i shqetësuar ata se jeta e kujtdo që ishte brenda mund të jetë në rrezik.

“Sapo oficerët hynë në banesë, gjetën Saliajn të vdekur”, tha Soux. “Një pjesë e hetimeve është në vazhdim, por qartësisht ishte një vrasje”.

Vajza 8-vjeçare nuk ndodhej në banesë, gjë që më pas bëri që autoritetet të viheshin në kërkim të fëmijës dhe Renato Muhajn.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, autoritetet mundën të gjenin një Kia Sportage ari të vitit 2017, automjeti që besohet se drejtohej nga Muhaj me vajzën e tij brenda, tha shefi i policisë Loux.

Policia gjeti në makinë Renato Muhajn dhe vajzën e tij. Renato u dërgua në paraburgim ndërsa fëmija është i sigurt dhe tani është me anëtarët e familjes.

Autoritetet nuk kanë thënë ende nëse kishte një urdhër ndalimi përpara se të gjendej trupi i Saliajt, por thanë se të dy jetonin në vende të ndara. Ata gjithashtu nuk dhanë detaje për motivin e vrasjes.

Departamenti i Policisë Clearëater thotë se Renato Muhaj do të përballet me akuza shtesë për sulm të rëndë, ndërhyrje të një dëshmitari dhe burgim të rremë.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!