• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Tirana merr Presidencën e B-40, Veliaj: Të përgatisim Shqipërinë për integrimin në BE

30/01/2024
in Politikë
Tirana merr Presidencën e B-40, Veliaj: Të përgatisim Shqipërinë për integrimin në BE

Tirana mori sot zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë. Ai tha se është krenar për Tiranën, e cila vitet e fundit ka mbajtur tituj të rëndësishëm si “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, “Qytetit Europian i Sportit”, por ishte edhe mikpritëse e Procesit të Berlinit, një ngjarje politike e nivelit ndërkombëtar, si dhe u shpreh entuziast që Tirana do të mbajë titullin si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.

“Ne e hapim kanat zemrën për mikun dhe për të gjithë miqtë që janë këtu sot, e kemi zemrën të mbushur plot. Mikpritja nuk është një rrugë me një drejtim, është një rrugë vajtje-ardhje, është marrje dhe dhënie. Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë”, tha Veliaj.

Entuziast për faktin se Tirana ka Presidencën e B40 këtë vit, ai vuri në dukje transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit shqiptar, jo vetëm për arkitekturë dhe teknologji, por edhe si një qytet europian.

“Më vjen mirë që Frederica është me ne sot, rektorja e Kolegjit të Evropës, i cili sapo ka hapur aplikimet për Kampusin e Tiranës, dhe siç do ju thotë edhe ajo vetë, Tirana është kthyer në një histori suksesi, ende pa nisur kampusi, ku kemi mbi 200 aplikime nga mbi 50 vende të ndryshme të Evropës. Një mundësi e shkëlqyer që edhe bashkitë tona ta shfrytëzojnë dhe do kemi ndoshta disa nga stafet tuaja të kualifikuara që marrin një formim akademik më plotësues për të qenë ata ‘eurokratët’ që do përgatisin bashkitë tona për më shumë integrim e bashkëpunim. Në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe kultura është ndoshta i vetmi fill i padukshëm që i lidh kombet aty ku politika ndoshta i ndan, ku ndoshta dallimet etnike i veçojnë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku propozoi gjithashtu, që të ketë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë në raste fatkeqësish.

“Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë. Kishim përmbytjet në Tetovë, po ashtu në Kosovë, tërmetin në Zagreb, zjarret në Athinë. Do të donim të mos ishim vetëm, dhe të mos bëja me një bashki, ose secila bashki veç e veç. Ndaj, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për t’ju gjendur në mënyrë emergjente një prej anëtarëve tanë, i cili ka një nevojë të një fatkeqësie natyrore për fonde që mund t’i mobilizojmë menjëherë dhe mund të jetë efektive në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha Veliaj.

Teksa shtoi që në këtë platformë të B40 në Tiranë, të flitet më shumë për qytetet inteligjente dhe transformimin digjital të qyteteve, dhe për ekonominë lokale dhe bashkëpunimin kulturor, për t’i parë qytetet edhe si motor të ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Tirana mikpritëse ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos 10 vitet e fundit.

“Të nderuar miq, jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Tirana gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Erionit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë, midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me qytetin. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit, ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie. Ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni duhet të jetë i qartë sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen tonë”, u shpreh Begaj.

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!