• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Publikohen emrat e 3 amerikanëve të vrarë në Jordani, Biden: Përgjigja ndaj sulmit do të jetë e fuqishme

30/01/2024
in Botë
Publikohen emrat e 3 amerikanëve të vrarë në Jordani, Biden: Përgjigja ndaj sulmit do të jetë e fuqishme

Përgjigja e SHBA ndaj sulmit me dron në Jordani që vrau dhe plagosi pjesëtarë të shërbimit amerikan të dielën ka të ngjarë të jetë më e fuqishme se sulmet e mëparshme hakmarrëse amerikane në Irak dhe Siri, thanë zyrtarët për CNN.

Presidenti Joe Biden është nën presion në rritje për t’u përgjigjur këtyre sulmeve në një mënyrë që të ndalojnë përgjithmonë. Militantët e mbështetur nga Irani kanë shënjestruar objektet ushtarake amerikane në Irak dhe Siri mbi 160 herë që nga tetori, dhe disa ligjvënës republikanë kanë bërë thirrje që SHBA të godasë drejtpërdrejt brenda Iranit për të dërguar një mesazh të qartë.

Por sfida më e madhe tani për administratën Biden është se si t’i përgjigjet sulmit me dron, pa shkaktuar një luftë rajonale. Zyrtarët amerikanë kanë thënë vetëm se grupi iranian Kataib Hezbollah duket se e ka mbështetur sulmin.

SHBA-ja ka fajësuar grupet e mbështetura nga Irani dhe Pentagoni tha se mbante “gjurmët” e Kataib Hezbollahut, ndërsa  përsëriti gjithashtu se SHBA nuk dëshiron një luftë me Iranin.

“Ne nuk kërkojmë luftë, por do të ndërmarrim veprime dhe do t’i përgjigjemi sulmeve ndaj forcave tona”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë një zyrtar amerikan, thuhet  droni i përdorur në sulm dukej se ishte i prodhuar nga Irani.

Zyrtari tregoi se ishte një “lloj droni Shahed”, i cili është një dron sulmues i njëanshëm që Irani i ka ofruar Rusisë.

Irani ka mohuar akuzat e SHBA-së dhe Britanisë se ka mbështetur grupet militante të fajësuara për sulmin.

Qeveria amerikane ka publikuar emrat e tre trupave të vrarë nga sulmi me dronnë Jordani të dielën. Rreshteri Ëilliam Jerome Rivers, 46 vjeç, specialisti Kennedy Ladon Sanders, 24 vjeç dhe specialistja Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç u vranë kur një dron goditi njësinë e tyre të banimit. Sipas Pentagonit, tre ushtarët e vrarë të dielën në mëngjes vinin nga një njësi rezervë e ushtrisë me bazë në Fort Moore, në shtetin e Xhorxhias.

Gjenerali Jody Daniels, Shefi i Rezervës së Ushtrisë dhe Komandanti i Komandës së Përgjithshme të Rezervës së Ushtrisë Amerikane, bëri homazhe për ushtarët e rënë.

“Në emër të Rezervës së Ushtrisë, ndaj dhimbjen që ndjejnë miqtë, familjarët dhe njerëzit e tyre të dashur. Shërbimi dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim ata që mbetën pas kësaj tragjedie”, tha gjenerali Daniels.

Sulmi me dron ndodhi në Rukban, në veri-lindje të Jordanisë, pranë kufirit me Sirinë. Baza u emërua më vonë nga zyrtarët amerikanë si Kulla 22.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!