• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Parisi nën “rrethim”, fermerët bllokojnë hyrjet dhe daljet e qytetit, 15 mijë policë në rrugë

29/01/2024
in Botë
Parisi nën “rrethim”, fermerët bllokojnë hyrjet dhe daljet e qytetit, 15 mijë policë në rrugë

Banorët e Parisit janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën frikën e një rrethimi. Sindikatat bujqësore franceze kanë deklaruar se nga ora 14.00 e mesditës e në vazhdim kanë planifikuar që të bllokojnë tetë pika hyrëse dhe dalëse nga kryeqyteti francez.

Protesta të ngjashme nga fermerët janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të mëdha franceze, ndërsa rrugët është paralajmëruar se do të bllokohen duke grumbulluar traktorë e mjete të tjera bujqësore.

Qeveria franceze ka njoftuar se pothuajse 15,000 oficerë policie do të vendosen rreth Parisit me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në veçanti do të tentohet për të penguar traktorët që të hyjnë në Paris dhe të parandalohen probleme në funksionimin e tregut ushqimor Ranzis, i cili është më i madhi në Evropë.

Ndërkohë në Bordo dhe Marsejë janë shoferët e taksive që po ndërmarrin veprime për të protestuar kundër çmimeve të karburantit.

Për situatën ka reaguar kryeministri francez Gabriel Attal, i cili tha dje se po planifikohen masa shtesë për të mbrojtur sektorin bujqësor të vendit.

“Dua të sqaroj gjërat dhe të shoh se çfarë masash mund të marrim, masa shtesë, për këto histori të konkurrencës së pandershme… nuk është normale që nuk mund të përdorësh produkte të caktuara, ndërsa vendet fqinje, Italia e të tjera, munden”, tha Atal gjatë një vizite në një fermë në jug të Parisit ku tonet u ngritën në diskutimin me fermerë për një sërë çështjesh që shkaktojnë krizën në sektorin e bujqësisë.

Fermerët francezë janë duke u përballur me rënie të të ardhurave, pensione të ulëta, burokraci, shumë ligje dhe rregullore, por edhe konkurrencë nga jashtë. Kjo i ka shtyrë ata të ngrihen në protesta masive.

/a.r

Security increases at Rungis market following farmers’ announcement of a “siege” of Paris.#Paris #France #FarmersProtest pic.twitter.com/B2TqKCPk64

— Viory (@Vioryvideo) January 29, 2024

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!