AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Me vajzën sillet mirë, ndërsa djalin e urren”, del dëshmia e gruas që u “burgos” në banesë nga 35-vjeçari në Tiranë

by SHT Media
28/01/2024
in Kronikë
6
0
“Burgosi” familjarët, prokuroria kërkon burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën viti i fundit për familjen Zhaboli, sidomos për gruan dhe dy fëmijët, ka qenë një tmerr i vërtetë. Jetnori, 35-vjeçari që u arrestua në Tiranë dy ditë më parë kontrollonte edhe lëvizjen më të vogël të tyre dhe i mbante mbyllur në shtëpi.

Rasti është zbuluar pasi policia ka marrë njoftim për një konflikt në banesë në zonën e Selitës. Policia ka shkuar menjëherë dhe kanë marrë kontakt me mamanë e Jetnorit. Kjo e fundit ka shpjeguar se brenda shtëpisë ka qenë nusja e Jetnor Zhabolit dhe vajza e tyre e mitur, 9 vjeçare. Pasi janë liruar, ato janë paraqitur vetë në komisariat për të dhënë deklaratë mbi këtë ngjarje.

Në prezencë të një psikologu, gruaja e 35-vjeçarit ka deklaruar se jeton si në burg prej një viti e gjysmë. Për më tepër ajo është dhunuar dhe nuk ka kallëzuar për shkak se e do burrin e saj.

“Ka një vit e gjysëm që jeton në banesë me kamera, pa dritë, nuk del vetëm, nuk ka telefon dhe e mban të izoluar në banesë”, thuhet në deklaratën e saj.

Më 25 Janar rreth orës 08:30, Jetnori ka dalë dhe ka mbyllur me çelës nusen, mamanë dhe vajzën e mitur. Me vete ka marrë vetëm djalin e vogël, vetëm 3 vjeç, për ta çuar në kopësht.

Gruaja e 35-vjeçarit ka treguar se bashkëshorti e bën gjithmonë këtë gjë nëse nuk është me të, duke mos e lejuar të ketë komunikim me botën jashtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk di gjë as për familjen e saj pasi ai ia ka ndërprerë komunikimet. Ai i ka marrë edhe çdo mjet identifikimi.

Gruaja tregon se dy ditë para se të arrestohej tek shtëpia e vjehrrit partneri e ka goditur me shkelm në shpatull pasi e akuzon se flet me muret. Gjatë dhunës kanë qenë prezentë edhe fëmijët.

“Nuk merr asnjë medikament pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë, ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron, e shikon si të racës së saj, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim”, thuhet në dosje.

Në banesë, Zhaboli ka vendosur kamera të lëvizshme, bllokues valësh dhe alarm.

Për gjendjen e rëndë të djalit ka folur edhe mamaja e të arrestuarit. Ajo është shprehur para policëve se Jetnori me gruan njihen prej 15 vitesh dhe se është shumë e kënaqur nga nusja, por prej 1 viti djali ka pasur probleme shqetësuese emocionale dhe mendore.

“Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë”, është shprehur ajo.

Nëna thotë se e ka kontrolluar vetë banesën bashkë me bashkëshortin, por nuk ka zhurma dhe të gjitha janë sajesa të djalit të saj.

“Thotë se dëgjon zhurma nga muret sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë. Fik dritat e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita”, tregon mamaja.

E ëma thotë se për shkak të sëmundjes, ai është bërë shumë xheloz për gruan, pavarësisht se sipas saj, ajo është shembullore.

“Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i ka numëruar, por ka shumë kamera në brendësi ka, dera ka shumë brava. Unë kam frikë se Jetnori i ka marrë çelësat vetë. Vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipërit brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ja thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Nusja ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon, jo më të dali, nuk e le Jetnori të dali, e bën çdo lëvizje të kontrolluar”, thotë ajo.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.