• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Unë, kryeministër në kohën e duhur”, Xhaferi tregon si iu vendosi fëmijëve emra shqip kur ishte e ndaluar në Maqedoni

28/01/2024
in Botë
“Unë, kryeministër në kohën e duhur”, Xhaferi tregon si iu vendosi fëmijëve emra shqip kur ishte e ndaluar në Maqedoni
Shpërndaje me miqtë

Talat Xhaferi sot pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut. Kjo është historike sepse për herë të parë në historinë e këtij shteti, një shqiptar vjen në krye të qeverisë.

Gjatë një interviste për mediet në Kosovë, Xhaferi ka treguar për kohërat e vështira kur shteti Maqedonas ka qenë diskriminues ndaj shqiptarëve atje.

Ai ka treguar edhe si i ka vendosur fëmijëve emra shqiptarë, në një kohë kur ishte e ndaluar.

“Unë kam dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Djali ka lindur në Leskoc, vajza në Gostivar. Edhe këtu dhe atje ishte çështja e ndalesës së emrave shqip dhe ajo përvojë nuk është vetëm e imja, por në përgjithësi. Edhe këtu dhe atje ishte lista paraprake e emrave që lejohej të përdoreshin nga shërbimet civile. Prej asaj liste duheshe me zgjedh një emër”, ka treguar Xhaferi.

“Unë e them emrin e djalit Barlet, merr ta shkruajë, dhe unë i them pa J”, ka shtuar ai.

Kur është pyetur se çfarë kuptimi ka ky emër, Talat Xhaferi i ka thënë se është një emër internacional, duke mos i treguar që korrespodon me emrin e Marin Barletit.

“Vajza mban emrin Besiana, motivimi ime ashti që e kalonim rrugën Besiana dhe nga aty ishte frymëzimi”.

Më tej ai ka deklaruar se më herët ka qenë tabu që një shqiptar të ishte në krye të një institucioni në Maqedoninë e Veriut, por sot është realitet.

“Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë. Që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhejve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur’, tha Xhaferi.

Ditën e sotme pritet mbledhja e Kuvendit, ku do të votohet forimi i qeverisë teknike.

/a.r

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Sulmet izraelite lënë të paktën 6 të vrarë në Gaza, mes viktimave dy fëmijë

    Sulmet izraelite lënë të paktën 6 të vrarë në Gaza, mes viktimave dy fëmijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës, çfarë fshihej në të?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, ja sa do të shënojë termometri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “SHBA dhe Iranit u nevojitet armëpushimi”, Shala: Trump nuk mund ta rrëzojë regjimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para që firmosi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!