AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mbylli gruan në shtëpi/ Nëna rrëfen lutjet për Jetnorin: Është sëmurë, i duket sikur dëgjon zhurma nga muret!

by SHT Media
27/01/2024
in Kronikë
6
0
Mbylli gruan në shtëpi/ Nëna rrëfen lutjet për Jetnorin: Është sëmurë, i duket sikur dëgjon zhurma nga muret!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jetnor Zhaboli dhe bashkëshortja e tij kanë 15 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djali 3 vjeçar dhe një vajze 9 vjeçare. Në fillimet e veta çifti ka pasur harmoni të plotë, por siç tregon nëna e të riut, prej pak më shumë se një viti ai ka shfaqur probleme emocionale.

Newsbomb.al ka publikuar më herët pjesë nga dëshmia e bashkëshortes së personit të arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa në këtë artikull po ndaj dhe pjesë nga dëshmia e nënës së tij.

Nëna e Jetnorit ka treguar para oficerit të Policisë Gjyqësore se nusja e djalit është një vajzë e rregullt, besnike dhe e ndershme dhe nuk ka asnjë ankesë për të. Ajo tregon i biri ka filluar të ketë probleme prej 1 viti, duke pretenduar se dëgjon zhurma.

“Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetesuese emocionele, dhe mendore mund ta themi, ka shqetesime sikur dëgjon zhurma ne mure te baneses, pergjime. Per këte shkak kane bere kontrolle dhe me specialiste dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonje gje. Jetnori ka probleme te karakteri emocional te cilat mund te shkojne dhe mendore, e pranon me keqardhe si nëne se e ka djalin e ka pike te dobët.

Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma ne banese dhe kur e ka kontrolluar ajo se bashku me bashkëshortin nuk ka pasur zhurma, jane sajesa te tijat, ja thote mëndja. Jetnori ka ankes ndaj bashkeshortes ështe xheloz per *****, i ka marr dhe telefonin, ***** nuk ka telefon. ***** eshte grua shembullore por Jetnorit ja ben semundja qe ka”, thuhet në procesverbalin e mbajtur në Polici, siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al.

Mes dhimbjes dhe trishtimit për gjendjen në të cilin ndodhet i biri, nëna tregon se gjithçka është deluzion i Jetnorit. Ajo ka rrëfyer në Stacionin Policor të Farkës dhe përpjekjet për të siguruar mjekim për 35 vjeçarin, por ai nuk ka pranuar.

“Jetnori kur bëne debate shperthen per pese minuta, me pas ledhaton femijet, ato 5 minuta i ka si pasoje e faktit se thote se dëgjon zhurma nga muret sikur degjon zhurma nga muret gjë që nuk eshte e vertet, fik dritat e lënë shtepinë pa drita dhe rrine shtëpia pa drita. I ka kerkuar si nëne i eshte lutur te mjekohet, ështe pergjeruar por nuk bindet, ka probleme djali dhe duan ta ndihmojme por nuk degjon”, ka thënë më tej e ëma e të riut.

Në dëshmi del se nëna e Jetnor Zhabolit shqetësohet dhe për fatin e dy fëmijëve të tij. Ajo thotë se dyert e brendshme të shtëpisë kanë shumë brava të vendosura në to dhe askush nuk i ka çelësat përveç të birit. Në rast se bie zjarr në pallat apo shtëpi, pohon ajo, ka frikë se askush nuk do mund t’i shpëtojë dot sepse askush nuk ka çelësa.

Nëna e të arrestuarit ka thënë para oficerit ku ka dhënë deklarim, se i ka kërkuar dhe burrit të ndihmojnë djalin të marrë mjekim, por nuk e dëgjon njeri.

“I ka kerkuar burrit, ja ka kerkuar por nuk i degjon njeri, me shume i shkakton probleme dhe femijeve, janë trembur femijet. Kerkon ndihme. Jetnori nuk pranon ilaçet thote nuk jam i semurë, jam ne rregull, nuk i pranon ilaçet. Kjo situatë ne koken e tij ka nje vite dhe na kerkon ndihme, i ka kerkuar ndihme por asgje nuk po zgjidhim asgje dhe sot na ka mbyllur ne shtepi…”, vijon dëshmia e nënës/newsbomb.al.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.