AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbulohet emri: Prokurori Adriano Dyrmishi dyshohet si kërcënuesi i gjyqtares Arnisa Këlliçi

by SHT Media
27/01/2024
in Kronikë
6
0
Zbulohet emri: Prokurori Adriano Dyrmishi dyshohet si kërcënuesi i gjyqtares Arnisa Këlliçi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kërkesë e gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila pak ditë më parë kërkoi mbrojtje të veçantë, ka zbuluar emrin e kërcënuesit të dyshuar të saj.

Sipas letrës bëhet fjalë për prokurorin Adriano Dyrmishi.

Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ajo thekson se kërcënimi në fjalë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të  Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj.

Në fund të letrës, gjyqtarja Këlliçi i kërkon prokurorisë pjesë e së cilës është Dyrmishi që të deklarojë mungesën e moskompetencës dhe dërgimin e akteve një prokurorie tjetër më të afërt.

Kërkesa e Këlliçit drejtuar Prokurorisë

“Drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokurore Deniona Katro

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar një kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26 janar 2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmisji, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke pasur  parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës GJykatës, në banë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësimin për punën tuaj të deritranishme dhe me konsideratë.”

Ngjarja

Pak ditë më paë gjyqtarja Arnisa Këlliçi kërkoi mbrojtje të posaçme pasi i kishte ardhur në kërcënim me jetë për atë dhe familjen e saj.

Kërcënimi është regjistruar gjatë një telefonate të kancelarit të Gjykatës me prokurorin e dyshuar Dyrmishi e më pas sipas Kancelarit i është përcjellë gjykatës.

Kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili ka bërë kallëzimin ndaj një prokurori, pretendoi se prokurori kërcënoi edhe atë e familjen e tij.

Ai ka mundur të regjistrojë bisedën me prokurorin ku kërcënohej edhe gjyqtarja Këlliçi.

Përveç kallëzimit, Kancelari ka vënë në lëvizje edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit

Pas kërkesës së Këlliçit, KLGJ-ja e miratoi mbrojtjen e posaçme të gjyqtares dhe familjes së saj./Hashtag.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.