• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mediat italiane: Bledar Dedja u gjet i zhveshur dhe i masakruar, 39-vjeçari jetë të dyfishtë. Lidhja me shqiptaren

27/01/2024
in Kronikë
Mediat italiane: Bledar Dedja u gjet i zhveshur dhe i masakruar, 39-vjeçari jetë të dyfishtë. Lidhja me shqiptaren

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, i cili u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.

Hetuesit italianë kanë marrë në pyetje dhe një grua shqiptare rreth të 30-ave e cila dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve gruaja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit. Fokusi i hetimeve është përqëndruar pikërisht te krimi i pasionit.

Dyshohet se shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkrinë.

Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit.

Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë, gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshmet e hequra.

Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.

Zona ku u zbulua trupi mëngjesin e së dielës, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet. Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës – për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka pasur përpara ngjarjes.

Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në vendngjarje duke rrëzuar pistën e grabitjes.

Hetuesit po analizojnë dhe makinën e shqiptarit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë.

Ai kishte plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.

Baba i dy fëmijëve, 39-vjeçari punonte si kopshtar dhe pastrues në Abacinë e Vjetër. Trupi u gjet në një pellg gjaku nga një mik me të cilin burri duhej të shkonte për peshkim mëngjesin e së dielës. Gruaja e tij, e shqetësuar se nuk e kishte parë të kthehej në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ngriti alarmin në polici në orën 8 të mëngjesit të ditës pasardhëse. Sipas gjetjeve të autopsisë, vrasja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ndonëse është e vështirë të gjurmohet koha e saktë pasi trupi ka qenë i ekspozuar ndaj të ftohtit gjatë gjithë natës./m.j

Më të lexuarat

  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!