• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Thuajse dy vite nga nisja e konfliktit, diplomatët e lartë diskutojnë në Davos për Ukrainën dhe Rusinë

14/01/2024
in Botë
Thuajse dy vite nga nisja e konfliktit, diplomatët e lartë diskutojnë në Davos për Ukrainën dhe Rusinë

Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin e hapjes herët në mëngjes ku merrnin pjesë 81 zyrtarë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Zoti Zelenskiy u përfaqësua në bisedimet e së dielës nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesja e posaçme e Shteteve të Bashkuara për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës,

Penny Pritzker, si dhe James O’Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet t’i drejtohen punimeve të Forumin Ekonomik Botëror, i cili hapet zyrtarisht të hënën në mbrëmje.

Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.

Parimet, tha ajo në një deklaratë javën e kaluar, duhet të përbëjnë bazën për fazat e ardhshme të procesit të paqes.

Vëmendja në Davos është përqendruar tek roli i vendeve në zhvillim në bisedimet për formulën e paqes në Ukrainë.

Shumë nga vendet e paangazhuara nga Afrika, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia, që kanë qëndruar kryesisht mënjanë lidhur me çështjen e Ukrainës, do të takohen këtë javë në vendpushimin malor zviceran.

E mbështetur fuqishëm nga aleatët e saj, Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk do të dorëzohet derisa të çlirojë çdo pjesë të territorit të marrë nga Rusia.

/a.d

Më të lexuarat

  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!