• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Fuqia e mafies shqiptare në Belgjikë/ ‘Sky ECC’ zbuloi 1 miliard mesazhe, 1.760 flisnin shqip

13/01/2024
in Kronikë
Fuqia e mafies shqiptare në Belgjikë/ ‘Sky ECC’ zbuloi 1 miliard mesazhe, 1.760 flisnin shqip

Zbërthimi i mesazheve nga aplikacionet Sky ECC nga autoritetet europiane duket se ka hapur “Kutinë e Pandorës” për bandat kriminale në vendin tonë, të cilat operojnë edhe jashtë vendit. Anversa, ashtu si Roterdami, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli. Më të lehtët për t’u manipuluar dhe për t’u përdorur si korrierë dhe jo vetëm janë të rinjtë që duanë më shumë para, pa shumë lodhje, e janë të gatshëm të rrezikojnë shumë. Pikërisht për këtë flet edhe kryeinspektori i Policisë Gjyqësore Federale, Yve Driesen. Në një intervistë për gazetën “De Morgen“, zyrtari belg thekson se mafia shqiptare është kthyer në një problem në qytetin e dytë më të madh të Belgjikës. Krahasimin e bën me të ashtuquajturën “mocro-mafia” (kriminelë dhe narko-trafikantë lokalë nga Belgjika dhe Holanda, kryesisht me origjinë nga Maroku dhe Afrika Qendrore).

A është mafia shqiptare po aq e fuqishme sa mokromafia?

“Ajo është sigurisht shumë më e pranishme në Antëerp. Nuk e kemi ditur për shumë kohë sesa ishin dhe ky vepronin por me ç’kodimin e mesazheve të Sky ECC kemi pasur akses në një miliard mesazhe. Fillimisht kërkuam kriminelët që njihnim tashmë: ato dosje ishin të parat që erdhën në gjykatë. Rrugës zbuluam se mafia shqipfolëse në Antverp është vërtet një problem. Ne i njohim të gjitha organizatat aktive në Bruksel, Antverp dhe jashtë vendit tonë. Shumë përdorues të Sky ECC komunikonin në shqip: doli që të ishte më i përdorur në Antverp, me 1760 përdorues.”

Cili është ndryshimi me mokromafinë?

“Organizatat kriminale shqiptare kanë sjellje shumë të ndryshme. Fakti që ne nuk e dëgjojmë praninë e tyre në një numër kaq të madh thotë shumë. Për shembull, ata nuk kanë gjasa të hedhin granata, por kanë mënyrat e tyre për t’i rregulluar gjërat. Ata përdorin identitete të rreme. Dosjet tona përmbajnë shqipfolës me emër që nuk kanë lidhje me identitetin e tyre të vërtetë. Ata janë më pak të shqetësuar për vetë kontrabandën dhe kryesisht luajnë rolin e shitësit me shumicë: presin dhe shpërndajnë kokainën. Ata janë aktivë në mbarë botën dhe gjithashtu kanë një bazë në Ekuador, ku prodhohet kokaina. Këtë punë nuk e bën mokromafia.””

Sky ECC është bërë i padobishëm për krimin. A kanë zënë vendin e tyre telefonat e rinj që nuk ç’kodohen?

“Tashmë ka shumë alternativa dhe ne vazhdojmë të investojmë për t’i luftuar ato. Ne kemi krijuar një ekip të fortë për profesionistët dhe inxhinierët e IT. Falë përvojës sonë me Sky ECC, ne kemi ndihmuar kolegët për të goditur çdo lloj pajisje të koduar.”

Kush e drejton trafikun e drogës?

“Djemtë menaxhohen nga “togerë”, të cilët nga ana e tyre marrin urdhrat e tyre nga bosët kryesorë të drogës në Dubai, Marok apo Turqi. Këta lojtarë të mëdhenj  ndonjëherë e fillojnë si lojtarë të vegjël dhe më pas i ngjisin vetë rangjet. Si Polici Gjyqësore Federale, ne përpiqemi të ndjekim majat e organizatës sa më shumë që të jetë e mundur, por siç e dini, bashkëpunimi me një vend si Dubai është i pamundur.”

Pikërisht kur kryekomisari Yve Driesen mbërriti në Antëerp pas verës së vitit 2020, dhuna për pazaret e prishura të drogës shpërtheu në rrugët e vendit të tij. Aksioni për ndalimin e tyre solli edhe deskriptimin e aplikacionit Sky ECC. Falë tij, Policia ka prova për lidhjet e grupeve kriminale. Por gjithashtu, trafikantët kanë gjetur mënyra të tjera.

“Bandat e drogës përshtaten si kameleonët,“-tha Driesen. Kështu që me kalimin e kohës, edhe Policia do të duhet ti përshtatet për të vazhduar luftën që duket se nuk ka fund./ZËRI

Më të lexuarat

  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!