AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Media: Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK

by SHT Media
13/01/2024
in Politikë
6
0
Media: Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krahu i djathtë i Sali Berishës, tashmë një nga eksponentët e fundit të Rithemelimit i gatshëm të sakrifikohet për të mbrojtur si kamikaz ish-kryeministrin në arrest shtëpie, rrezikon një inkriminim nga SPAK për pastrim parash. Flamur Noka, tashmë nën hetim për zjarrvënie të Kuvendit, do të duhet të përgjigjet për një krim të rëndë financiar që parashikon një dënim maksimal deri në 15 vite burg. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se një kallëzim penal i detajuar është përgatitur të dorëzohet në ditët që vijojnë në SPAK, autoriteti që është kompetent për të hetuar pikërisht pastrimin e parave.

Ende nuk njihen shumë detaje në dosjen voluminoze që mban emrin e Flamur Nokës, por mësohet se në dokumentacionin e mbledhur përmbahen pagesa, kontrata, shitblerje apartamentesh dhe kalime financiare nga ana e këtij eksponenti politik, i cili edhe pse nuk ka asnjë detyrë profesionale, bën një jetë shumë luksoze. Pasi ka marrë një kredi pa interesa prej 5 milionë lekësh si i pastrehë, Flamur Noka ka nisur të pasurohet në një mënyrë misterioze duke arritur të blejë deri një makinë me kosto 40 mijë euro.

E paharruar fotoja e tij gjatë protestave të disa ditëve më parë ku kishte veshur një palë xhinse 680 euro dhe atlete prej 340 eurosh. Me ç’para, financon Noka luksin e tij?

Gazetari investigativ Adriatik Doçi në një postim në Facebook risjell në vëmendje disa operacione të dyshimta të bëra nga Noka mes vitit 2012 dhe 2013.

”Kokë e ‘zgjuar” Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro. Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.100 euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.

Gazmend Bardhi e ka akuzuar gjithashtu Flamur Nokën edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Zyrtarisht ajo vilë në Gjirin e Lalzit është në emër të një oligarku shqiptar, i cili edhe pse ka marrë favorizime gjigante nga qeveria socialiste, vazhdon të jetë “rastësisht” edhe financuesi kryesor i televizionit të Shkëlzenit, Syri tv. Në realitet të gjithë e shohin dhe e dinë që ajo vilë i përket Flamur Nokës. Pavarësisht se është përpjekur për ta shitur me qëllim ta fshehë objektin e krimit, pikërisht fakti që mund të jetë pjesë e një operacioni pastrim parash, ajo vilë buzë detit, sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv ende nuk ka gjetur një blerës.

Për ta gjetur pronarin e vërtetë (pavarësisht nëse do të shitet apo jo) SPAK do të bëjë verifikimet duke marrë në pyetje arkitektët dhe inxhinierët projektues, bashkë me rojet në Gjirin e Lalëzit dhe kamerave të sigurisë për të mësuar se kush është frekuentuesi i vërtetë i asaj super-vile, e cila ndodhet pak metra larg “kështjellës” verore të Sali Berishës.

Vilat e Berishës dhe te Nokës u ndërtuan në kohën kur Berisha ishte në pushtet: Ka qenë pikërisht Sali Berisha si kryetari i KKRT që ka dhënë lejen ndërtimore për fshatin turistik Lura tek Gjiri Lalzit ku pastaj, po aty e ka ”gjetur” vilën per vete dhe për shumë bashkëpushtetarë të tjerë te Partisë Demokratike. Po kjo histori do bëhet pjesë e një tjetër investigimi.

Gazmend Bardhi në tetor të 2022 ishte shumë i ashpër me akuzat ndaj Flamur Nokës. Mes të tjerave e akuzoi edhe për lidhje me krimin e organizuar dhe për pastrim parash me origjinë trafikun e drogës:

”Mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme me te cilin rri shpesh për dreka e darka. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge more në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”.

Risjellim në mendje se Sali Berisha u shpall “person non grata” edhe nga Britania e Madhe pikërisht për lidhjet e tij me eksponentë të krimit të organizuar.
Kush është trafikanti i drogës mik i Flamur Nokës, të cilit i referohet Gazmend Bardhi?

Për SPAK-un është shumë i lehtë verifikimi: mjafton të thërrasë e të pyesë Gazmend Bardhin.

Koha e imunitetit për klanin Berisha bashkë me berishizmin ka marrë fund. Nëse lideri plak dhe dhëndrri i tij janë në arrest shtëpie, me siguri SPAK nuk duhet të ndalet përballë Flamur Nokës./Shqiptarja.com

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.