AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lufta/ Rusia e bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit të ri francez në Kiev, lëshohen mbi 40 raketa

by SHT Media
13/01/2024
in Botë
6
0
Lufta/ Rusia e bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit të ri francez në Kiev, lëshohen mbi 40 raketa
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e siguroi Kievin gjatë një vizite befasuese të shtunën se Ukraina mund të llogarisë në mbështetje nga Franca, pas ndryshimit të kabinetit qeveritar francez javën e kaluar. Sejourne tha se Ukraina do të mbetet prioritet i Francës, derisa Moska i sulmoi rajonet ukrainase me raketa dhe dronë të shtunën.

“Ukraina është dhe mbetet prioritet i Francës. Në Ukrainë po ndodh mbrojtja e parimeve thelbësore të ligjit ndërkombëtar”, tha Sejourne në një konferencë për media në Kiev përkrah homologut të vet ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se Rusia po shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen, duke shtuar se “vendosmëria jonë është e paluhatshme, ne nuk do të dobësohemi”.

Kuleba e falënderoi Sejournen për vizitën në Kiev “pavarësisht bombardimeve të mëdha të radhës nga Rusia. I jam mirënjohës atij për guximin, që nuk kthye mbrapsht”.

Sejourne mbërriti në kryeqytetin ukrainas pak orë pasi Rusia filloi t’i sulmoi rajonet e saj jugore dhe lindore me raketa dhe dronë. Ukraina po e ka të vështirë të sigurojë të holla nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për luftën e vet kundër pushtuesit rus, me këtë të fundit që po ballafaqohet me kundërshtime nga anëtarja e vet, Hungaria.

Ministria e Jashtme e Francës e postoi një fotografi të Sejourne dhe shkroi se ai “mbërriti në Kiev për vizitën e tij në terren, në mënyrë që ta vazhdojë aksionin diplomatik të Francs atje dhe ta ritheksojë përkushtimi e Francës ndaj aleatëve dhe popullsive civile”.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Rusia lëshoi  40 raketa dhe dronë në drejtim të territorit ukrainas. Sipas tij, mbrojtja ajrore i zmbrapsi tetë sulme, ndërsa 20 të tjera nuk e goditën cakun. Raportohet se cak i sulmeve ruse ishin rajonet Harkiv, Luhansk dhe Donjeck. Në disa rajone të Ukrainës u lëshuan sirena për të paralajmëruar për sulme ajrore./ REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit
  • Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje
  • Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.