• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Atentati ndaj Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

13/01/2024
in Kronikë
Atentati ndaj Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorët

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.  Autorët të cilët dyshohet se janë 2, e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin dhe nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të objektivit, në një distancë të ngushtë.

‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.’- njofton policia.

Sipas bluve të Tiranës, duke u bazuar tek analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Po ashtu bëhet e ditur se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit ‘AA 968 JD’, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018. Ndërsa mjeti tip ‘Nissan’, ngjyrë gri me targë MHY6650 rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Policia thotë se për zbardhjen e ngjarjes ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, e shton se janë sekuestruar pamjet filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

‘Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.’- njofton policia.

Më të lexuarat

  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!