• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

500 mijë paund bimë kanabisi, shqiptari i shpëton ekstradimit: Nuk di serbisht, më lejoni të qëndroj në Britani

12/01/2024
in Kronikë
500 mijë paund bimë kanabisi, shqiptari i shpëton ekstradimit: Nuk di serbisht, më lejoni të qëndroj në Britani

30-vjeçari shqiptar Çlirim Kukaj, i lindur dhe rritur në Serbi, i burgosur për kultivim kanabisi është lejuar të qëndrojë në Britani me arsyetimin se kthimi në vendin e tij të lindjes do të shkelte të drejtat e tij njerëzore pasi ai nuk fliste më serbisht dhe mund të fliste vetëm në shqip. Avokatët e Kukajt pohuan se kjo do të thoshte se ai nuk mund të integrohej përsëri në shoqërinë serbe nëse do të dëbohej nga Home Office. Ai u largua nga Serbia në moshën 13-vjeçare dhe hyri ilegalisht në Britani përpara se t’i jepej leja e pacaktuar për të qëndruar 7 vjet më vonë.

Gjyqtarja e lejoi apelin e Kukajt “për arsye të të drejtave të njeriut”, pavarësisht pretendimeve nga Home Office se ai jeton me vëllain e tij, një serb, se ai kishte mbijetuar në Serbi deri në moshën 13-vjeçare dhe se shqipja është gjuhë zyrtare e pakicës në Serbi. Kukaj u dënua për përfshirje në prodhimin e kanabisit në qershor 2020 pas një bastisje të policisë, e cila gjeti 580 bimë kanabisi me vlerë rreth 500,000 £ në një pronë në Hardwick në Cambridgeshire. Ai pohoi se nuk i kishte mbjellë, por tha se ishte paguar me para në dorë për t’i kultivuar ato. Sipas policisë, kjo ishte pjesë e shpërndarjes së drogës në shkallë të gjerë.

Brenda tre muajve që Kukaj u burgos për 18 muaj, Priti Patel, atëherë sekretar i Brendshëm, e paralajmëroi atë se do të dëbohej. Por brenda një muaji, avokatët pretenduan se largimi i tij nga Britania e Madhe do të ishte shkelje e të drejtave të tij njerëzore. Një gjykatë e nivelit të parë mbështeti apelin e tij, të cilin Zyra e Brendshme e kundërapeloi.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Home Office argumentoi gjithashtu se “shqipja është një gjuhë që flitet në Serbi dhe argumentohet se ky është një faktor që do të ndihmonte integrimin e tij”. Avokatët e tij kundërshtuan pretendimet se shqipja ishte njohur si gjuhë zyrtare e përdorur në “administratën provinciale” në Serbi. Ata thanë se ai e kishte braktisur shkollën në Serbi në moshën tetë vjeçare për shkak të bullizmit. Gjykata e lartë konstatoi se ishte “i arsyetuar mjaftueshëm” dhe “plotësisht racionale” që ai duhej të ishte gjykuar si shqipfolës.

/a.d

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!