• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Xi Jinping-u takon kryeministrin belg De Croo

12/01/2024
in Botë
Xi Jinping-u takon kryeministrin belg De Croo

Në pasditen e së premtes, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryeministrin belg Alexander De Croo, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë shkruan CMG.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Belgjikës para 53 vjetësh, bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme, duke u sjellë përfitime të dy popujve. Sipas tij, Kina dhe Belgjika janë dy vende përfituese prej globalizimit ekonomik dhe kanë interesa të përbashkët për t’i bërë ballë proteksionizmit dhe për të mbrojtur tregtinë e lirë. Pala kineze mirëpret kompanitë belge të investojnë në Kinë dhe është e gatshme t’u ofrojë atyre një mjedis të mirë biznesi, dhe shpreson gjithashtu që edhe pala belge të krijojë një mjedis biznesi të drejtë, transparent dhe jodiskriminues për kompanitë kineze. Xi theksoi më tej që Kina dhe Belgjika duhet të kombinojnë epërsitë e tyre përkatëse për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat tradicionale, si transporti, logjistika e biofarmaceutika, dhe të eksplorojnë pika të reja për rritjen e bashkëpunimit, si zhvillimi i gjelbër dhe ekonomia digjitale. Kina është e gatshme të forcojë komunikimin me Belgjikën brenda kornizave shumëpalëshe, si OKB-ja, dhe të bashkëpunojë për çështje të tilla si përballimi i ndryshimeve klimatike dhe mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike.

Presidenti kinez theksoi në vijim se Kina ndjek një politikë të qëndrueshme dhe afatgjatë ndaj Europës dhe gjithmonë e konsideron palën europiane si partnere bashkëpunimi, duke shpresuar që BE-ja, si një forcë e rëndësishme në botën shumëpolare, do të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv. “Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për të promovuar një multipolarizim të barabartë botëror dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës, duke promovuar së bashku paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin botëror. Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të promovuar përparimin e qëndrueshëm në marrëdhëniet dypalëshe në vitin e ri dhe shpreson se Belgjika, si vendi kryetar i radhës i BE-së, do të luajë një rol pozitiv në këtë drejtim,” tha Xi Jinping-u.

Kryeministri belg Alexander De Croo u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet Belgjikë-Kinë kanë një histori të gjatë dhe janë në pararojë të marrëdhënieve europiano-kineze në shumë aspekte. Pala belge do të vazhdojë t’i përmbahet politikës së “një Kine” dhe është e gatshme të zhvillojë dialog të sinqertë me palën kineze, të thellojë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe të nxitë zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve dypalëshe në fushat politike, ekonomike etj. Pala belge kundërshton “shkëputjen dhe ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit”, mirëpret kompanitë kineze të zhvillojnë bashkëpunim në Belgjikë dhe shpreson të forcojë shkëmbimet njerëzore dhe kulturore me palën kineze. “Në situatën aktuale ndërkombëtare plot ndryshime dhe luhatje, bota ka nevojë që Kina dhe Evropa të punojnë së bashku si partnere dhe të forcojnë bashkëpunimin në një gamë të gjerë fushash, si nxitja e rritjes ekonomike botërore, përballimi i ndryshimeve klimatike dhe ndërtimi i një bote më të qëndrueshme. Si vendi kryetar i radhës i BE-së, Belgjika është e gatshme të luajë një rol pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve BE-Kinë. Shpresoj që vizita ime në Kinë do të ndihmojë në ngritjen e marrëdhënieve Belgjikë-Kinë dhe atyre BE-Kinë në një nivel të ri,” u shpreh kryeministri belg Alexander De Croo.

Më të lexuarat

  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për “luftën e algoritmit”, Gonxhja rekord me 5 orë takim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Irani nuk ka vend në këtë proces”/ Bisedimet Izrael-Liban, ambasadori izraelit sulmon rolin e Teheranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!