• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Veprimet hetimore ndaj Beqajt/ Vangjeli: Taktikë mjaft e mençur e prokurorëve për të arritur tek kontrolli i pasurisë

11/01/2024
in Politikë
Veprimet hetimore ndaj Beqajt/ Vangjeli: Taktikë mjaft e mençur e prokurorëve për të arritur tek kontrolli i pasurisë

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se veprimet hetimore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj janë një taktikë mjaft e mençuar e prokurorëve që hetojnë dosjen për të arritur deri tek kontrolli i pasurisë së tij.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Vangjeli thotë se ish-ministri Beqaj ka zgjedhur që të heshtë dhe është vendosur në anën e sistemit lidhur me hetimet ndaj tij.

Lorenc Vangjeli: Lajmi që doli më 28 Dhjetor dhe botimet e përgjimeve. Kur i lexova për herë të parë kisha dilemë, ishte i marrë apo naiv nëse ai do të merrej me një restorant. Nuk më rezulton që nuk është as i marrë dhe as naiv dhe kjo vazhdon të mbetet pikëpyetje Pse? Këto veprimet hetimore ndaj Beqajt kanë qenë taktikë mjaft e mençur e prokurorëve që hetojnë dosjen si një mënyrë për të arritur tek kontrolli i pasurisë së Ilir Beqajt. Edhe sikur koncensioni të jetë dhënë dhe të gjithë letrat të ishin shkruar dhe totalisht të sakta. Nëse do të kishte përfitime të të tretëve, kjo do të konsiderohej vepër penale. Edhe sikur procedura të ishte e rregullt. Ka së paku, 1 vit, me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK, nuk e di pse më duken të mençur të gjithë. SPAK për të hetuar të tërën, gjen këtë derë, nëse ka pasuri Beqaj, të cilat nuk i deklaron. Nëse gjenden pasuri të fshehura në emra të tij apo familjarëve, gjenden prova, këtu është Beqaj përballë drejtësisë. Kjo që po ndodh edhe me këtë individ është një fat i madh, sidomos me këtë personazh që po e zhvarrisin me akuza publike. Beqaj me një profil të ulët, ka zgjedhur të heshtë dhe të qëndrojë në anën tjetër. Por, ndahen 2 filozofi, e pranon apo nuk e pranon akuzën, e ndjen veten fajtor apo të pafajshëm, ai e ka ulur veten në sistem. Doktori kundërshton sistemin, edhe ai e ndjen veten të pafajshëm. Por do të hyjë në ingranazhet e sistemit, nuk ka mënyrë tjetër për të provuar nëse është i pafajshëm.

Gjatë fjalës së tij, Vangjeli thotë se Reforma në Shëndetësi ka filluar mbrapsht teksa shton se ajo nuk fillon nga parkingu, por nga kirurgët dhe nëse këta do të ishin të kënaqur me punën e tyre, i gjithë sistemi do të funksiononte.

Lorenc Vangjeli: Reforma në Shëndetësi – Parimi im është që të shëndetshmit paguajnë për ata që janë në nevojë. Rama e përktheu politikisht këtë gjë dhe tha që shëndetësia është falas. Privatizuan shërbime të ndryshme. Reforma në Shëndetësi filloi mbrapsht, nuk fillon nga parkingu, fillon nga kirurgu. Nëse ata do të ishin të kënaqur me punën e tyre, i gjithë sistemi do të funksiononte.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!