• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Inceneratori i Tiranës, GJKKO liron nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi

10/01/2024
in Kronikë
Inceneratori i Tiranës, GJKKO liron nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin. Ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Ndaj këtij vendimi, Abeshi ka dorëzuar në 8 janar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit.

Njoftimi i plotë:

1. I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:

–              Pranimin e kërkesës.

–              Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

–              Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

–              Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

–              Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit./m.j

Më të lexuarat

  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!