• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

I shkojnë Berishës çdo ditë poshtë shtëpisë, Bardhi: Po punojmë për bashkimin! Në Kuvend s’do të ketë normalitet

09/01/2024
in Politikë
I shkojnë Berishës çdo ditë poshtë shtëpisë, Bardhi: Po punojmë për bashkimin! Në Kuvend s’do të ketë normalitet

Në këtë fillim të vitit 2024 projekti për të cilin po punon kryetari I Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është ai për bashkimin e Partisë Demokratike.

Pas 4 muaj bashkëpunimi në parlament, Bardhi pranon se janë hedhur hapa për bashkimin e plotë të PD, por duke shmangur detajet kur dhe si do të unifikohet grupimi i drejtuar prej tij me demokratët që kanë zgjedhur kryetar Sali Berishën

“Po punojmë dhe kam bindjen e plotë se sa kohë që ekziston vullneti i përbashkët që kundërshtari ynë i vetëm është Edi Rama dhe regjimi i tij qeverisës i korruptuar ne do të gjejmë zgjidhje për tu bashkuar edhe politikisht”, tha Bardhi.

Por edhe pse ende nuk ka një qartësim nëse ky grupim do ta pranojë apo jo Sali Berishën si kryetar të demokratëve, Bardhi është më i qartë për rrugën që duhet të ndjekë opozita deri në zgjedhjet parlamentare.

“Unë gjykoj që opozita ka nevojë për një koalicion të gjerë opozitar ku të ketë brenda çdo faktor opozitar. Edhe në këtë drejtim është duke u punuar dhe besoj nuk ka rëndësi data apo ora e rëndësishme është që ekziston vullneti”, tha ai.

Vetë Bardhi nuk ka marrë pjesë në protestat e demokratëve para parlamentit, para gjykatës apo tubimet poshtë shtëpisë se liderit të opozitës Sali Berisha, por kreu i grupit parlamentar mendon se prokuroria ka vepruar në tejkalim të ligjit në raport me masat e sigurisë të aplikuara ndaj Berishës

“Në gjykimin tim qoftë masat e para të cilat i kam konsideruar në tejkalim të asaj që parashikon kushtetuta, pra pa autorizimin e parlamentit, qoftë masat e re e cila u servir më së shumti si ndëshkim janë tërësisht të panevojshme dhe në tejkalim të asaj që detyron ligji”, shtoi kreu i Grupit Parlamentar.

Në prag të nisjes së sesionit  të ri parlamentar, Bardhi ka konfirmuar se mosbindja civile do të vazhdojë edhe pse format e protestës mund të ndryshojnë.

“Padisuktim nuk ka për të patur normalitet të punës në kuvend. Para seancës hyrëse në datën 15 do të mblidhet grupi ku do të diskutojë jo vetëm vijimin e aksionit por edhe hapat që do të ndërmarrim për ta vijuar këtë aksion”, tha Bardhi.

Të hënën e ardhshme nis punimet parlamenti dhe mesa duket tensioni mes opozitës dhe mazhorancës do të vazhdojë e aksioni i demokratëve mund të përshkallëzohet, duke përfshirë edhe skenare si ngujimi apo një formë proteste më radikale.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!