• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Qëlloi me kallash nga kati i pestë, momenti kur policia bastis shtëpinë e të moshuarit në Shkodër

09/01/2024
in Kronikë
Qëlloi me kallash nga kati i pestë, momenti kur policia bastis shtëpinë e të moshuarit në Shkodër

Ky është momenti kur oficerët e policisë hapin me forcë derën e shtëpisë së Fasli Hykës, 83-vjeçarit i cili mesnatën e shkuar terrorizoi banorët e lagjes “Partizani” në Shkodër. I moshuari, pasi hapi zjarr nga kati i pestë i pallatit ku jetonte me kallashnikov, jo vetëm që i rezistoi arrestimit, por kërcënoi me jetë edhe efektivët.

Gjithçka nisi rreth mesnatës, kur Hyka dyshohet se i shqetësuar nga muzika nga një lokal poshtë shtëpisë së tij, mori kallashnikovin dhe nisi të qëllonte nga ballkoni. Nga plumbat fatmirësisht nuk pati të lënduar.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara. Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe këmbësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej. Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë”, tha policia në një njoftim për mediat.

Po sipas njoftimit, “ndodhur në këto kushte, në ndihmë të policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë. Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të Fasli Hykës 83 vjeç, banues në Shkodër. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak”.

/a.r

Më të lexuarat

  • SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për t’i dhënë fund luftës

    SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për t’i dhënë fund luftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një tragjedi e vertetë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset miqësia mes Mateos dhe Gimbos pas mbarimit të BBV, çfarë u bë shkak?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për aksidentin e tmerrshëm, institucionet përgjegjëse të marrin masat!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Identifikohet shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti i rëndë në Durrës, policia: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!