AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Festoi me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen e fotografisë që shkaktoi debat

by SHT Media
08/01/2024
in Politikë
6
0
Festoi me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen e fotografisë që shkaktoi debat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sqaruar për herë të parë, të vërtetën e fotos së publikuar prej saj në fundvitin e 2023, ku ajo shfaqet në krah me ministret e PS-së Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

E ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, me Alban Musën dhe Julka Gramon, pjesë e darkës së zonjës Tabaku, kjo e fundit ka treguar njohjen që nga matura e vitit 1998 ne gjimnazin “Sami Frashëri” me zonjat e Partisë Socialiste.

Jorida Tabaku: Një foto që unë e postova vetë, mund edhe të mos e kisha postuar vetë, por e postova sepse nuk kishte asgjë të keqe në të. Një grup mikeshash që dalin në një foto, në një festë fundviti.

Ne kemi qëlluar nga ato njerëz që edhe 40 e kusur vjeç, ne takohemi me shoqërinë e gjimnazit ndoshta dy herë në vit, qëllon ndonjëherë më pak, ndonjëherë më shumë, takohemi.

Ndajmë me njëri-tjetrin shumë informacione. Informacion që për shembull do bëhem me një djalë, jo nga ato që aludohet.

Tabaku, duke vijuar, e përkufizoi raportin e “darkës së fundit” të saj, si  “një shoqëri e bukur që nuk influencon në mendimet dhe pozicionet politike të gjithsecilës”.

Jorida Tabaku: Unë me këto vajzat dhe me ato djemtë, kemi 30 vite që njihemi, me Elba Magaritin jam njohur më përpara, ne shkollë fillore, kemi qenë komshie.

Janë njerëz që na ndajnë interesa të tjera, përtej politikës se në fund të ditës, t’i mund të ulesh dhe me ato që kanë mendim ndryshe, por kjo nuk do të thotë se do ma ndryshojë mendimin një drekë apo një darkë. Ne bëjmë shaka dhe ngacmojmë njëri-tjetrin për politikë, por në fund të ditës askush nuk na i ndryshon mendimet, as ato mua as unë atyre.

Jorida Tabaku, rrëfeu çdo gjë nga përditshmëria dhe raporti me 3 fëmijët. Ajo tha se i pëlqen të merret me politikë edhe pse ka pasur momente të vështira, kur ka menduar të shkëputet prej saj.

Situata në PD e ka mërzitur dhe deputetja ka treguar se ka pasur momente që edhe ka qarë, për të cilat ngushëllimin dhe mirëkuptimin e ka gjetur më pas tek bashkëshorti dhe familja.

Jorida Tabaku: Po ndonjëherë edhe qan edhe i mbush sytë nga inati, kur ndjen që je i pafuqishëm për t’i ndryshuar gjërat. Ndonjëherë edhe mërzitesh dhe zemërohesh. Tani që po kalojmë një periudhe të vështirë, jo të lehtë për të bërë ndryshimin, këtë gjë e merr dhe e transmeton në shtëpi pa dashje, por kam gjetur mirëkuptim nga familja.

Alban Musa: A shkon Jorida Tabaku tek protesta për Sali Berishën?

Jorida Tabaku: Jo unë nuk kam shkuar në protestë edhe pse përgjithësisht kam shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita. Ne për këtë çështje kemi 2 vite që debatojmë, shumë veta mendojnë ndryshe dhe unë besoj që duhet ta kalojmë këtë moment dhe nuk duhet që askush nga ne çështjet e veta individuale të përfshijë partinë.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.