• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ndoshta kthehem, ndoshta jo”, 21-vjeçarja kampione vrapuese ndërpret stërvitjen dhe i jep fund jetës

26/11/2023
in Kryesore
“Ndoshta kthehem, ndoshta jo”, 21-vjeçarja kampione vrapuese ndërpret stërvitjen dhe i jep fund jetës

Bota e sportit mbeti e pikëlluar nga vdekja e kampiones, Emilia Brangefalt, e cila i dha fund jetës. Vrapuesja 21-vjeçare në distanca të gjata kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Trail 40 km në Chiang Mai, Tajlandë, në vitin 2022, ndërsa këtë vit kishte dalë e pesta në mbarë botën në një kampionat në Innsbruck të Austrisë.

Mirëpo, pas një palpitacioni (çrregullim i rrahjeve të zemrës) të rëndë, mjekët i kishin kërkuar që të shmangte stërvitjet për një kohë të gjatë dhe kjo duket se e kishte dëmtuar atë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Dy javë më parë ajo bëri postimin e saj të fundit në Instagram: “Ka pak kohë që nuk kam postuar ndonjë gjë këtu. Dhe kjo sepse që nga fundi i korrikut, trupi im ka fikur çelësat. Nuk isha në gjendje të stërvitesha për shkak të palpitacioneve të forta. Tani për tani edhe ecja është e dhimbshme për mua. Unë kam qenë në spital dhe më kanë vizituar mjekë mbi 20 herë, por të gjitha analizat dalin mirë. Por sërish trupi im është nën një presion të madh, edhe pse i kam dhënë kaq shumë dashuri gjatë muajve të fundit. Ndoshta e kam tepruar në ndeshjet e fundit. Jam shumë e trishtuar, për mua vrapimi dhe stërvitja do të thotë shumë. Por tani është e vështirë të vazhdosh një jetë normale. Muajin e fundit kam kaluar më shumë orë në shtrat sesa në këmbë. Ndoshta një ditë do të kthehem. Ndoshta jo. Shpresoj që trupi im ta kapërcejë atë”.

Federata Suedeze e Atletikës konfirmoi informacionin se atletja e re kreu vetëvrasje dhe bëri të ditur si vijon: “Në muajt e fundit Emilia është ndjerë shumë keq, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ajo kishte mbështetje të mirë nga njerëzit e afërt, por më 13 nëntor i dha fund jetës”.

Historia e saj duket se nxjerr në pah efektin e dobishëm të sportit edhe në shëndetin mendor – por edhe faktin që edhe kampionët e botës mund të përballen me sfida të paimagjinueshme mendore, për të cilat ata kanë nevojë për mbështetjen më të mirë të mundshme./Liberale.al


Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!