AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë

by Alb Times
28/11/2026
in Botë
6
0
Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpjekja e Argjentinës për të bllokuar projektin e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës pranë Ishujve Falkland ka dështuar, pasi një gjykatë ndërkombëtare e mbështetur nga OKB-ja rrëzoi kërkesën e Buenos Airesit.

Argjentina kishte kërkuar ndalimin e projektit, duke argumentuar se ekziston një mosmarrëveshje e pazgjidhur për sovranitetin e ishujve, të cilët janë territor britanik përtej detit. Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit vendosi se nuk ka kompetencë të shqyrtojë çështje që lidhen me sovranitetin territorial. Vendimi u miratua me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër.

Qeveria argjentinase kishte argumentuar se, për sa kohë që ekziston një mosmarrëveshje territoriale, nuk duhet të ndërmerret asnjë veprim që mund të ndryshojë situatën aktuale, përfshirë ndërtimin e puseve të naftës. Buenos Aires pretendonte gjithashtu se mjedisi detar në zonat e diskutueshme mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe kundërshtoi pretendimet argjentinase, duke theksuar se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje territoriale dhe se pezullimi i projektit do të kishte pasoja të mëdha ekonomike për banorët e ishujve dhe kompanitë e përfshira. Pas vendimit, ministri i Jashtëm britanik Ed Miliband dhe prokurorja e Përgjithshme Ellie Reeves i kërkuan Argjentinës që të “ndalë presionin e saj më të gjerë ekonomik” ndaj territorit.

Në qendër të përplasjes është fusha e naftës Sea Lion, rreth 209 kilometra larg Ishujve Falkland, e cila vlerësohet të përmbajë rreth 1.7 miliardë fuçi naftë. Kompanitë britanike Rockhopper Exploration dhe izraelite Navitas Petroleum pritet të nisin nxjerrjen e naftës brenda dy viteve, një projekt që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme për rreth 3500 banorët e ishujve.

Në një referendum të zhvilluar në vitin 2013, 99.8 për qind e banorëve votuan në favor të mbetjes së Ishujve Falkland si territor britanik përtej detit, ndërsa vetëm tre persona votuan kundër.

Përplasja mes dy vendeve për sovranitetin e ishujve ka një histori të përgjakshme. Në vitin 1982, forcat argjentinase zbarkuan në Falkland për të marrë kontrollin e territorit, duke shkaktuar një luftë 74-ditore me Britaninë e Madhe, e cila dërgoi një forcë ushtarake për t’i larguar. Konflikti përfundoi me 255 ushtarakë britanikë, 649 ushtarakë argjentinas dhe tre banorë të ishujve të vrarë.

Vendimi i fundit i gjykatës nuk zgjidh përfundimisht mosmarrëveshjen historike për sovranitetin, por heq një pengesë ligjore për vazhdimin e projektit të madh të naftës.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Vendim historik në SHBA: Këshilli i Qytetit të New York-ut njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

28/11/2026

FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

28/11/2026

Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës

28/11/2026

Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

28/11/2026

Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë

28/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit/ Tetë të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një polic dhe dy gazetarë

28/11/2026

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

28/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

28/11/2026

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

28/11/2026

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

28/11/2026

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

28/11/2026

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vendim historik në SHBA: Këshilli i Qytetit të New York-ut njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
  • FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.