Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri mes tre personave dhe efektivëve të policisë italiani, në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Sipas mediave italiane, agjentët e policisë kishin mbërritur nga rajoni i Kampanias për të ekzekutuar dy urdhër-arreste.
Gjatë ndërhyrjes, situata ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur.
Një tjetër person që ndodhej me ta u arrestua nga policia, ndërsa personi i tretë, gjithashtu në kërkim dhe i armatosur, arriti të largohej duke u fshehur në zonat fushore përreth banesës së izoluar ku tre personat kishin gjetur strehim.
Pas arratisjes së tij, autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Në kërkime është angazhuar edhe një helikopter i policisë.










