AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA: Agresioni rus ndaj Ukrainës vë në dukje urgjencën për të ndihmuar Ballkanin!

by SHT Media
19/11/2023
in Botë
6
0
SHBA: Agresioni rus ndaj Ukrainës vë në dukje urgjencën për të ndihmuar Ballkanin!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agresioni i Rusisë në Ukrainë vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e punës së Uashingtonit për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike.

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë në pyetjen nëse SHBA-ja ndan shqetësimin me Bashkimin Evropian sa i përket një deklarate të bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Moska dëshiron të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shtetet në Evropë, kanë një interes të madh në rezultatin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është thelbësore që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Më herët gjatë javës, Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky më 15 nëntor.

“Raportet e tyre [të shteteve të Ballkanit Perëndimor] janë në krizë që një kohë të gjatë. Prandaj, Rusia do të investojë që të sigurohet që një shtet i Ballkanit [do të jetë] në luftë me një shtet tjetër”, shtoi ai.

Për synimet e tilla të Moskës u pajtua edhe BE-ja. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, deklaroi Stano të premten, më 17 nëntor. DASH tha se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

“Sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit të enjten synojnë pikërisht këtë problem, ndërlidhjen e ndikimit malinj rus dhe korrupsionit. Që të dyja këto pengojnë përpjekjet e rajonit për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE dhe drejt një të ardhme më prosperuese”, tha zëdhënësi i DASH-it në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ai iu referua sanksionimit të dhjetë personave dhe disa kompanive nga Ballkani Perëndimor të lidhur me ndikimin e Kremlinit në rajon. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciq e Nenad Popoviq nga Serbia. Edhe në të kaluarën, SHBA-ja ka sanksionuar individë në Ballkanin Perëndimor për lidhjet e tyre me Rusinë.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. Përveç Serbisë, të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u janë bashkuar sanksioneve evropiane të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës ndaj Kievit. Ndë

Autoritetet në Kosovë në të kaluarën kanë akuzuar Rusinë se po e nxit aleaten e saj, Serbinë, që të destabilizojë Kosovën. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska.

Po ashtu, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë në këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Sveçla ka deklaruar se armë ruse dhe dokumente të tjera që janë gjetur në Banjskë, sugjerojnë për përfshirjen ruse në sulmin ku u vra një polic i Kosovës. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë./REL/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

22/10/2026

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral
  • Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.