AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Studentët vendosin, krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”! (DEKLARATA)

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
Studentët vendosin, krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”! (DEKLARATA)

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët kanë njoftuar krijimin e një force të re politike.

Ajo dot ë mbajë emrin “Partia të Bashkuar për Shqipërinë”. Përfaqësuesit e saj thanë se detajet e organizimit dhe funksionimit do të bëheshin të ditura në vijim.

Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për krijimin e subjektit politik.

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të grupit nismëtar, të cilët deklaruan se iniciativa ka lindur nga një grup studentësh dhe është mbështetur edhe nga të rinj, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës.

Në një deklaratë për mediat, një prej studenteve që përfaqëson grupin theksoi se nisma është e hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në një Shqipëri të qeverisur mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës.

Deklarata e plotë:

“Ne, një grup studentësh së bashku me të rinj, atdhetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga diaspora, deklarojmë sot me zë dhe me figurë themelimin e Partisë së Bashkuar për Shqipërinë. Një parti e hapur për këdo që beson se Shqipëria mund të qeveriset me drejtësi, meritokraci, përgjegjësi, transparencë në shërbim të popullit. Për 180 ditë mijëra të rinj, prindër, mësues dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Ajo është zgjuar dhe është e bashkuar. Ky zë u përket të gjithë atyreve që u bashkuan kërkesave të protestuesve. Partia të Bashkuar për Shqipërinë do t’ju afrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës.

Prandaj ne nuk vijmë me një program të shkruar pas dyerve të mbyllura. Në javët në vijim do të jemi pranë jush me qytete dhe në fshatra si dhe kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë. duam të bashkojmë zërat, përvojat dhe vullnetin e shqiptarëve për të ndërtuar së bashku një alternativë të re, për të bashkuar Shqipërinë, për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton. Ne nuk bëjmë premtime. Ne vendosim standarte. Çdo angazhimi i yni do të ketë një objektiv të matshëm, një përgjegjës me emër, një kosto të llogaritur dhe një afat.

 Do ta masim rregullisht, do ta publikojmë dhe do ta verifikojmë me ekspertë të pavarur. Kur nuk e arrijmë do ta themi i hapur, do ta shpjegojmë dhe pse do ta tregojmë dhe si do e korrigjojmë. Sepse besimi nuk kërkohet. Ai fitohet premtim pas premtimi, rezultat pas rezultati. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standarte që u kërkohet çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë. Përpara se të kërkojmë popullit tonë besimin, i vendosim vetes disa rregulla. Drejtues të zgjedhur me mandate të kufizuara, llogaridhënie

publike, asnjë privilegj për themeluesit dhe asnjë ndikim për donatorët. Kjo parti nuk do të bjerë prej e kultit të individit. Ju ftojmë të ndërtojmë një institucion ku asnjë udhëheqës të mos mund ta zaptojë apo ta përdorë për institucione vetiake. Ftojmë çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit të bashkohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga një rreth i mbyllur. Do ta ndërtojmë së bashku të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, tha përfaqësuesja”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

27/11/2026

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

27/11/2026

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

27/11/2026

Protestat dhe kaosi na ndihmojnë të shohim më mirë

27/11/2026

I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

27/11/2026

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

27/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme në kufij

27/11/2026

Pse shefat e flamingove dhe protestuesve të dhunshme urrejnë Marta Kos dhe krerët e BE

27/11/2026

Trump i ndaloi, por Kina i siguroi! Si përfunduan serverët më të fuqishëm të Nvidia-s në Shanghai?

27/11/2026

Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.

27/11/2026

Tirana, e sigurtë sërisht?

27/11/2026

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

27/11/2026

GJKKO shpall vendimin përfundimtar për 12 të pandehurit e “Revanshit”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli

27/11/2026

Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

27/11/2026

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë
  • Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.