AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

by Alb Times
25/11/2026
in Botë
6
0
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër anije mallrash me flamur iranian është goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve të Bengazit në Libi.

Sipas një raportimi të gazetës italiane “Corriere della Sera”, sulmi ka ndodhur të dielën dhe dyshohet se është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër rrjeteve iraniane të kontrabandës së pajisjeve ushtarake.

Anija, e identifikuar si “Alvan”, besohet se përdorej për transportimin e pajisjeve të avancuara elektronike për prodhimin e dronëve, të cilat siguroheshin nga Kina dhe India. Sipas raportimit, ngarkesa dërgohej fillimisht në Libi, ku ripaketohej përpara se të transportohej drejt Iranit.“Alvan” ishte regjistruar në brigjet e Bengazit të dielën, kur u godit nga dronët ukrainas. Gazeta italiane pretendon se operacioni është kryer nga Ukraina në emër të Shteteve të Bashkuara, megjithëse Kievi nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.

Anija rezulton të jetë nën sanksionet amerikane të paktën që prej vitit 2020. Ajo dyshohet se ka përdorur emra të ndryshëm dhe ka ndryshuar vazhdimisht identitetin për t’iu shmangur kufizimeve ndërkombëtare dhe bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas të njëjtit raportim, administrata e presidentit Donald Trump i ka kërkuar komandantit libian Khalifa Haftar të ndërpresë furnizimet me pajisje ushtarake nga Irani, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat.

Besohet se furnizimet iraniane janë pjesë e përpjekjeve të Haftarit për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake, në kuadër të planeve për të marrë kontrollin e Libisë perëndimore. Gjashtë vite më parë, një përpjekje e ngjashme dështoi pas ndërhyrjes së Turqisë.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim në marrëdhëniet mes Haftarit dhe Ankarasë. Sipas raportimeve, ai ndodhej të mërkurën në Ankara, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë turq të sigurisë. Afrimi i tij me Turqinë vjen në një moment kur situata politike dhe ushtarake në Libi mbetet e ndërlikuar.

Sulmi ndaj anijes “Alvan” vjen pas raportimeve për goditjen e dy mjeteve të tjera ruse dhe një helikopteri në të njëjtën zonë, në kuadër të operacioneve ukrainase pranë brigjeve libiane.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje
  • As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.