Një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë pasditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Nevicisht të qarkut të Korçës, duke marrë tre goditje me thikë në trup. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ka marrë menjëherë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake nga struktura shëndetësore, gjendja e të plagosurit është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes nga autoritetet kompetente.
