AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

by Alb Times
22/11/2026
in Opinion
6
0
Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardi Stefa

Sot mund të marrim një informacion brenda pak sekondash, të dëgjojmë një përmbledhje të një romani në tri minuta, të njohim një autor përmes një videoje dhjetëminutëshe dhe të marrim një analizë letrare pa hapur asnjë libër.

Teknologjia na ka vënë në dispozicion mundësi të jashtëzakonshme. Por, mes gjithë këtij komoditeti, po humbasim diçka thelbësore: durimin për të lexuar dhe aftësinë për të menduar thellë.

Nuk jam kundër teknologjisë dhe as kundër përdorimit të IA. Përkundrazi, i konsideroj mjete të domosdoshme, që mund të ndihmojnë në kërkim, studim, mësimdhënie dhe zgjerim të horizontit të dijes. Por problemi nuk qëndron te mjeti, se sa te mënyra si e përdorim dhe, mbi të gjitha, te bindja se ai mund të zëvendësojë procesin e të nxënit.

Reels-et apo videot 2- 3 minutëshe për një periudhë letrare, një vepër apo një autor mund të jenë një hyrje interesante në botën e letërsisë. Mund të ngjallin kureshtje, të japin disa të dhëna orientuese, të ndihmojnë për të kuptuar një kontekst. Por ato nuk mund të zëvendësojnë leximin e një vepre, studimin e saj dhe përballjen personale me tekstin.

Një video e shkurtër për romanin “I huaji” mund të të tregojë çfarë ndodh me Mërsonë, por nuk mund të të bëjë të përjetosh heshtjen, absurditetin dhe tjetërsimin që paraqet Kamy. Një përmbledhje e “Don Kishotit” mund të të njohë me personazhet, por nuk të jep kënaqësinë dhe thellësinë e udhëtimit në botën e Servantesit. Një analizë e gatshme mund të të tregojë çfarë duhet të mendosh, por jo domosdoshmërisht të të mësojë të mendosh vetë.

Problemi bëhet edhe më i madh kur bëhet fjalë për klasikët e letërsisë. Klasikët nuk janë histori që mund të përmblidhen në disa minuta. Ata janë univers i tërë gjuhësor, filozofik, historik dhe estetik. Të lexosh Homerin, Danten, Shekspirin, Servantesin, Balzakun, Dostojevskin, Kafkën apo Kamynë nuk do të thotë thjesht të ndjekësh subjektin e veprës. Do të thotë të hysh në një botë mendimi, të përballesh me dilema njerëzore dhe të zbulosh se si letërsia i ka interpretuar epoka të ndryshme të njerëzimit. Një përmbledhje mund të të tregojë çfarë ndodh te “Hamleti”, por nuk mund të zëvendësojë përballjen me monologët, gjuhën, konfliktin e brendshëm dhe thellësinë psikologjike të personazhit.

Leximi i letërsisë është, mbi të gjitha, edhe formim gjuhësor. Përmes tij mësojmë të njohim pasurinë e fjalës, nuancat e kuptimit, ndërtimin e fjalisë, ritmin e rrëfimit dhe fuqinë shprehëse të gjuhës. Një narracion i ndërtuar me mjeshtëri nuk është vetëm mënyra se si tregohet një histori; është pjesë e vetë kuptimit të saj. Po kështu, metaforat, simbolet, ironia, alegoria dhe figurat e tjera letrare nuk janë zbukurime që mund të kalohen me një përkufizim të gatshëm. Ato kërkojnë vëmendje, interpretim dhe ndjeshmëri për të zbuluar kuptimet që fshihen përtej fjalës së drejtpërdrejtë.

Një video disaminutëshe mund të të shpjegojë çfarë është metafora, por nuk të mëson domosdoshmërisht ta dallosh dhe ta interpretosh atë në një tekst të Dantes, Kadaresë apo të Migjenit. Mund të të japë një analizë të gatshme të një personazhi, por nuk të zhvillon aftësinë për të depërtuar vetë në psikologjinë e tij. Analiza e thelluar nuk është riprodhimi i mendimeve të dikujt tjetër, por procesi i ndërtimit të një gjykimi personal, i mbështetur në tekst, argument dhe interpretim.

Këto janë njohuri fast: të shpejta në marrje, të lehta për t’u harruar dhe shpesh të cekëta në përmbajtje. Ato krijojnë ndonjëherë iluzionin e dijes: kemi parë, kemi dëgjuar, kemi marrë informacion, prandaj mendojmë se dimë. Por të njohësh titullin e një libri nuk do të thotë ta kesh lexuar atë. Të dish për çfarë flet një vepër nuk do të thotë ta kesh kuptuar.

Leximi kërkon kohë, përqendrim, përpjekje dhe, edhe lodhje. Pikërisht në këtë proces ndërtohet mendimi kritik, pasurohet fjalori, zhvillohet imagjinata dhe formohet aftësia për të interpretuar botën. Libri nuk të jep gjithmonë përgjigje të menjëhershme. Shpesh të detyron të ndalesh, të dyshosh, të rikthehesh te një fjali dhe të përballesh me pyetje që nuk kanë përgjigje të gatshme.

Teknologjia po na jep shumë informacion, por po na mëson të kënaqemi me gjithnjë e më pak thellësi.
IA mund të na ndihmojë të kuptojmë një libër, por nuk mund të lexojë në vendin tonë. Mund të na ofrojë një analizë, por nuk mund të përjetojë në vendin tonë emocionin e leximit. Mund të na japë përgjigje, por nuk duhet t’ia delegojmë asaj mendimin.

Ndaj, nëse duam nxënës që të mos jenë konsumatorë informacioni të shpejtë, por lexues dhe mendimtarë, duhet t’i kthejmë te libri. Jo për t’i larguar nga teknologjia, por për t’u mësuar ta përdorin atë pa humbur aftësinë për t’u përqendruar, për të lexuar, për të kuptuar dhe për të menduar në mënyrë të pavarur.

Një shoqëri që konsumon gjithçka me shpejtësi rrezikon të mos ketë më kohë të kuptojë asgjë në thellësi. Dhe një libër nuk është një video që duhet përfunduar sa më shpejt. Është një botë ku duhet të mësosh të qëndrosh.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon

22/11/2026

Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

22/11/2026

Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë

22/11/2026

Rama në Manastir, zbulohet pllaka përkujtimore e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

22/11/2026

Dështon Konferenca e OKB për Ndryshimet Klimatike, COP31 nuk arrin marrëveshje në Antalia

22/11/2026

Buxheti afatmesëm i BE-së shkakton debate, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë planin

22/11/2026

Ripërtëritje me licencë nga Berisha

22/11/2026

63 vite nga vrasja e John Kennedy, atentati që tronditi Amerikën dhe misteret që ende nuk kanë marrë përgjigje

22/11/2026

Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet çfarë u diskutua për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

22/11/2026

Demokratët përgatitin lëvizjen që mund t’i presë fondet Trumpit për luftën me Iranin

22/11/2026

Rekrutohen përmes TikTok, The Sun zbulon skemën e trafikantëve shqiptarë në Britani, 2,100 paund në javë për punonjësit e rinj

22/11/2026

Operacioni “Fast” godet në Shkodër dhe Vorë, kapen dy të shumëkërkuar nga Italia

22/11/2026

Eisenkot i hap derën Netanyahut për një marrëveshje të madhe politike, Likud vendos kushtet për qeverinë e unitetit në Izrael

22/11/2026

Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Moskës në Europë

22/11/2026

Analiza e REL/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit të Kosovës në Hagë?

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon
  • Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.