AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Eisenkot i hap derën Netanyahut për një marrëveshje të madhe politike, Likud vendos kushtet për qeverinë e unitetit në Izrael

by Alb Times
22/11/2026
in Botë
6
0
Eisenkot i hap derën Netanyahut për një marrëveshje të madhe politike, Likud vendos kushtet për qeverinë e unitetit në Izrael

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gadi Eisenkot ka ftuar partinë Likud të kryeministrit në detyrë, Benjamin Netanyahu, në negociata maratonë për formimin e qeveriruar shumicën parlamentare.

Partia e tij e qendrës, Yashar, njoftoi të shtunën se negociatat janë një “përpjekje e sinqertë dhe e vërtetë për të formuar një qeveri sa më të gjerë”.

“Ekipi negociator i Yashar do të bëjë gjithçka që është e mundur, do të mundësojë hapa të guximshëm dhe do të përpiqet të arrijë një përparim që do të çojë në formimin e qeverisë”, thuhet në deklaratën e partisë.

Izraeli mbetet pa një shumicë të qartë parlamentare pas zgjedhjeve të tetorit. Blloku i Netanyahut siguroi 53 vende në Knessetin me 120 deputetë, ndërsa opozita e udhëhequr nga Yashar mori 48 vende.

Sipas ligjit izraelit, kandidati i ngarkuar me formimin e qeverisë ka 28 ditë kohë për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Presidenti mund ta zgjasë këtë afat me maksimumi 14 ditë të tjera.

Ndërkohë, Likud ka paraqitur kushtet për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, një formulë që mbështetet nga Netanyahu.

Partia kërkon ndalimin e “të gjitha sulmeve personale dhe nxitjes së urrejtjes”, si dhe përfundimin e “bojkotimeve” politike ndaj Netanyahut dhe qeverisë.

Likud kërkon gjithashtu një deklaratë të përbashkët për formimin e një qeverie uniteti me pjesëmarrjen e “të gjitha partive që mbështesin ekzistencën e Shtetit të Izraelit si shtet kombëtar i popullit hebre”, por pa përfshirjen e partive arabe. Këto të fundit siguruan gjithsej 19 vende në zgjedhjet e tetorit, një rezultat rekord.

Nga ana tjetër, Eisenkot ka pranuar se mes dy palëve vazhdojnë të ketë mosmarrëveshje.

“Sa u përket bisedimeve me Likud, ne po bëjmë përpjekje të sinqerta dhe të vërteta, por fatkeqësisht ekziston një hendek i madh mes fjalëve dhe veprimeve, si dhe mes asaj që deklaron Likud dhe gatishmërisë së saj reale për të bashkëpunuar”, shkroi ai të premten në rrjetet sociale.

Eisenkot theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për një koalicion sa më të gjerë, por paralajmëroi se nuk ka ndërmend t’i zgjasë pafund negociatat.

“Ata duhet ta kuptojnë se, në momentin e duhur, unë do të paraqes në Knesset për miratim një qeveri të re dhe të fortë, të drejtuar nga unë”, deklaroi Eisenkot.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet çfarë u diskutua për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

22/11/2026

Demokratët përgatitin lëvizjen që mund t’i presë fondet Trumpit për luftën me Iranin

22/11/2026

Rekrutohen përmes TikTok, The Sun zbulon skemën e trafikantëve shqiptarë në Britani, 2,100 paund në javë për punonjësit e rinj

22/11/2026

Operacioni “Fast” godet në Shkodër dhe Vorë, kapen dy të shumëkërkuar nga Italia

22/11/2026

Eisenkot i hap derën Netanyahut për një marrëveshje të madhe politike, Likud vendos kushtet për qeverinë e unitetit në Izrael

22/11/2026

Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Moskës në Europë

22/11/2026

Analiza e REL/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit të Kosovës në Hagë?

22/11/2026

Të shqetësohemi për euron nën 90 lekë?

22/11/2026

Evropa drejt një kthese politike, zgjedhjet në katër shtetet kyçe mund të sjellin në pushtet bllokun euroskeptik që trondit Brukselin

22/11/2026

Alarm në Detin Baltik, anija ruse e goditur nga dronët vijon të digjet në ujërat finlandeze

22/11/2026

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, 40-vjeçari në Libohovë arrestohet pas 2 orësh negociata me policinë

22/11/2026

Balla paralajmëron ndryshime për blegtorët, TVSH-ja e qumështit ulet në 6%

22/11/2026

Marrëveshja për klimën në udhëkryq, përplasjet për naftën dhe gazin zgjasin samitin e COP31 përtej afatit zyrtar

22/11/2026

Grabitën 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe bizhuteri në Durrës, policia zbulon ku i fshehën sendet e vjedhura

22/11/2026

Nga Portugalia drejt Athinës me 15 kg kanabis në valixhe, arrestohet shqiptari

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet çfarë u diskutua për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy vendeve
  • Demokratët përgatitin lëvizjen që mund t’i presë fondet Trumpit për luftën me Iranin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.