SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, raportojnë mediat.
Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike, të bashkëshortit të saj biznesmen.
Në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe motra e tij dhe lidhen me bizneset që ata zotërojnë, por ka dyshime edhe për përfshirje të ish kryeparlamentares, ndaj çështja është në SPAK.
