AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Populli i Gretës dhe populli ynë

by Alb Times
20/11/2026
in Opinion
6
0
Populli i Gretës dhe populli ynë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bjorn Runa

Ardhja e aktivistes Greta Thunberg në Tiranë për të mbështetur protestën që trashëgoi Revolucionin Flamingo do të duhej të kishte shërbyer, të paktën në teori, si mundësi për rigjetjen e një solidariteti ndërkombëtar. Por në vend të kësaj, shumica e protestuesve i përqëndruan forcat që t’i  tregonin se shqiptarët nuk po protestonin për disa flamingo (« for some fucking flamingos » nëse do t’i citonim disa), ndërsa e etiketuan si agjente të Sorosit, sabotatore, idiote dhe i kërkuan të largohej sa më shpejt.

Populli i Gretës dhe populli ynë
Reagimet në Reddit pas publikimit të videos së aktivistes Greta Thunberg

Po kjo nuk duhet të çudisë askënd. Vetë protesta, qysh në muajt e flamingove (për mungesë të një termi më të saktë), këmbënguli se njerëzit nuk duhej ta kuptonin më përmes kauzës nga e cila lindi. Organizatorët dhe zërat publikë të saj jo vetëm që e kanë përsëritur pafund se nuk dalin në rrugë vetëm kundër një projekti turistik apo për ndryshimin e disa ligjeve për zonat e mbrojtura, por shpesh i thonë këto me tonin më përçmues, duke i parë kauza të tilla si shumë të vogla dhe të parëndësishme përballë asaj që kërkojnë në të vërtetë. Ajo çfarë kërkojnë është « ndryshim sistemi, » edhe pse pas kaq muajsh nuk arrijnë ta emërtojnë sistemin që duan të përmbysin, duke e reduktuar atë vetëm në dy emra : Rama dhe Berisha. Çka të shtyn të mendosh se ndoshta nuk duan realisht ndonjë ndryshim sistemi, por thjesht besojnë se këta të dy e kanë deformuar dhe ata që do të vijnë nga protesta mund të jenë alternativa më të pastra për t’i zëvendësuar. Por, ky nuk është ndryshim sistemi.

Populli i Gretës dhe populli ynë

Greta, ndërkohë, kishte plane të tjera. Në një video të publikuar nga sheshi para Kryeministrisë, ajo foli për rezistencën kundër shkatërrimit të natyrës dhe kundër shitjes së vendit tek fuqite imperialiste. Një gjuhë shumë më afër të majtës ambientaliste, nëse do ta krahasonim me gjithë çfarë ka dalë nga i njëjti shesh prej kaq muajsh, ku është e vështirë të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk kanë dominuar nacionalizmi, teoritë konspirative dhe burrat me qeleshe. Në fakt, nëse ndonjë prej këtyre të fundit do kish ndaluar ta dëgjonte për një moment, me gjasë nuk do të na vinte turp nga skenat që do të shihnim më pas në TV.

Personalisht jam shumë më pranë interpretimit të Gretë se sa shumicës së gjërave që janë thënë e brohoritur në bulevard. Ideja se një territor i mbrojtur nuk duhet të kthehet në ‘lëndë të parë’ për investime private gjigande, apo që përfitimet e investimit nuk duhet të përqëndrohen tek një pakicë e vogël njerëzish, më duken krejt të arsyeshme. Megjithatë, simpatia nuk e bën episodin e djeshëm më pak të pazakontë.

Greta erdhi për të mbështetur një protestë, pa u përpjekur t’i pyeste njerëzit në bulevard se për çfarë mendonin se po protestonin. Kjo është ajo çka e bën të gjithë episodin më interesant sesa thjesht një përplasje mes një aktivisteje ndërkombëtare dhe një audience lokale armiqësore ndaj saj dhe bindjeve të saj.

Është një episod që të sjell në mend një tjetër precedent të njohur në lidhje me këtë formë solidariteti. Në vitin 2012, organizata amerikane “Invisible Children” publikoi një video të titulluar “Kony 2012,” si pjesë të një fushate ndërgjegjësimi për arrestimin e Joseph Kony-t, liderit të së ashtuquajturës Ushtria e Rezistencës së Zotit, forcat e së cilës ishin përfshirë në rrëmbime fëmijësh dhe të tjera krime brutale në Ugandë dhe vendet fqinje të saj. Thuajse brenda natës videoja u kthye në fenomen botëror, duke e shndërruar Joseph Kony-n në një nga emrat më të njohur në botë (ndonëse nuk u arrestua kurrë dhe mbetet një nga kriminelët më të kërkuar nga ICC). Problemi atëbotë ishte se, kur videoja u shfaq për njerëzit në Ugandë, njerëzit në emër të të cilëve fushata supozohej të fliste, ata reaguan të zemëruar.

Ato komunitete që e kishin përjetuar dhunën e ushtrisë së Kony-t u nakuan se filmi e kishte thjeshtëzuar së tepërmi përvojën e tyre dhe se përqëndrohej shumë më tepër tek aktivistët amerikanë sesa te ugandasit, duke treguar një konflikt që ndërkaq kishte ndryshuar thuajse krejtësisht deri në momentin e filmit. Pra, historia ishte reduktuar në diçka që mund të kuptohej lehtësisht nga audiencat perëndimore, pa e vrarë mendjen për të pyetur ata të cilët e kishin përjetuar atë, duke e shndërruar përpjekjen me gjasë të sinqertë të aktivistëve, në një solidaritet paternalist, që tani po mundohej t’u shpjegonte viktimave të Kony-t dhunën që e kishin përjetuar në kurriz.

Rasti i “Kony 2012” është një shembull ekstrem, por ekspozon të njëjtin tundim që pamë në Tiranë në rastin e Gretës. Atë të huajit, zakonisht nga një prejardhje më e privilegjuar, që vjen për të ofruar simpatinë e vet për një përpjekje rezistence, por pa u përpjekur të kuptojë realisht se për çfarë rezistence bëhet fjalë.

Njerëzit në shesh mund të jenë konfuzë dhe kontradiktorë, madje hera-herës mund të tingëllojnë edhe thjesht sit ë marrë, por nëse qëllimi është që të mbështeten, atëherë ndoshta do duhej t’iu jepej mundësia të shpjegonin se për çfarë protestojnë. Natyrisht që Greta s’kisht për t’i kuptuar dhë më mirë kështu, por të paktën do të kishte një ide se populli që ajo imagjinon ka kohë që nuk del më në protestë pavarësisht se sa mllef ka ndaj qeverisë dhe pabarazive të thella.

Ndryshe, dobia e vetme e “popullit” është se mbetet një masë abstrakte, të cilën secili e interpreton sipas syzeve të veta ideologjike. Për dikë që i ka parë nga larg, si Greta, janë njerëz që po luftojnë kundër imperializmit. Parë më nga afër, janë njerëz që mendojnë se vetë Greta iu është sjellë si pjesë e një konspiracioni sorosian për t’iua shuar protestën nacionaliste.

Por të dyja palët janë fajtore për të njëjtën gjë sepse janë të lumtur të marrin vëmendje ndërkombëtare sa kohë që kjo iu konfirmon se protesta në rrugë është e njëjtë me atë që kanë secili në mendje. Nëse njëra palë guxon ta përshkruajë ndryshe rezistencën, ajo bëhet automatikisht ose injorante, ose e manipuluar.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

20/11/2026

Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

20/11/2026

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore, Leka: Demo dhe Koçiu tregojnë se gara në Tiranë merret seriozisht

20/11/2026

Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet

20/11/2026

Populli i Gretës dhe populli ynë

20/11/2026

Vance në mbrojtje të Trump: Irani do ta përdorte armën bërthamore për sulm

20/11/2026

Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis, pas 3 muajsh nën mbikëqyrje në burgun e Drenovës

20/11/2026

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, largohet nga banesa nën shoqërimin e EULEX-it

20/11/2026

Aksident i rëndë në Porto Romano, motomjeti përplaset me kazanët e mbeturinave dhe bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

20/11/2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

20/11/2026

Edhe pas dy muajsh mbetet mister fati i inxhinierit shqiptar Erkan Nika

20/11/2026

Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

20/11/2026

Ligji i ri, dilema të vjetra. Ping-pongu me Specialen, Kosova me nismë të re

20/11/2026

Debate në KQZ për identifikimin elektronik, PD kundërshton përdorimin e pajisjeve PEI në zgjedhjet e 9 majit 2027

20/11/2026

Tri pyetje për Blendi Gonxhen!

20/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë
  • Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.