AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

by Alb Times
20/11/2026
in Botë
6
0
Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë në Varshavë këtë të shtunë, pas incidentit të fundit me dy raketa ruse dhe një dron që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

Vizita u konfirmua nga kryeministri polak, Donald Tusk, i cili bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kreun e NATO-s lidhur me situatën e krijuar dhe reagimin e mundshëm të Aleancës.

Gjatë një konference për shtyp të premten, Tusk theksoi se autoritetet polake po diskutojnë me partnerët e NATO-s hapat që duhet të ndërmerren pas incidentit, duke kërkuar forcimin e menjëhershëm të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të Aleancës.

“Po diskutojmë se si do të përgjigjemi”, deklaroi kryeministri polak, duke konfirmuar se Mark Rutte do të mbërrijë në Varshavë të shtunën dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me reagimin e NATO-s.

Tusk nënvizoi se pret vendime konkrete për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Polonisë dhe të vendeve të tjera në krahun lindor të Aleancës.

“Gjithmonë përpiqem të mos krijoj panik dhe të jem një partner serioz për ata me të cilët flas, por këtë herë do të pres vërtet, jo brenda orëve, por gjatë ditëve dhe javëve në vijim, vendime praktike për forcimin e aftësive tona të mbrojtjes ajrore”, u shpreh ai.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

20/11/2026

Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

20/11/2026

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore, Leka: Demo dhe Koçiu tregojnë se gara në Tiranë merret seriozisht

20/11/2026

Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet

20/11/2026

Populli i Gretës dhe populli ynë

20/11/2026

Vance në mbrojtje të Trump: Irani do ta përdorte armën bërthamore për sulm

20/11/2026

Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis, pas 3 muajsh nën mbikëqyrje në burgun e Drenovës

20/11/2026

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, largohet nga banesa nën shoqërimin e EULEX-it

20/11/2026

Aksident i rëndë në Porto Romano, motomjeti përplaset me kazanët e mbeturinave dhe bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

20/11/2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

20/11/2026

Edhe pas dy muajsh mbetet mister fati i inxhinierit shqiptar Erkan Nika

20/11/2026

Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

20/11/2026

Ligji i ri, dilema të vjetra. Ping-pongu me Specialen, Kosova me nismë të re

20/11/2026

Debate në KQZ për identifikimin elektronik, PD kundërshton përdorimin e pajisjeve PEI në zgjedhjet e 9 majit 2027

20/11/2026

Tri pyetje për Blendi Gonxhen!

20/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë
  • Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.