AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Teatri i Kukullave do të bëhet qendër hebraike? Ministri Gonxhja e përgënjeshtron: Fantazi dhe paranoja absurde!

by Alb Times
18/11/2026
in Politikë
6
0
Teatri i Kukullave do të bëhet qendër hebraike? Ministri Gonxhja e përgënjeshtron: Fantazi dhe paranoja absurde!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teatri i Kukullave në Tiranë nuk do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike dhe nuk do të ndryshojë destinacion, tha sot ministri Blendi Gonxhja duke përgënjeshtruar pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale për të ardhmen e godinës historike.

“Pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, marrë shkas nga një dalje dhe aludim i gazetarit Blendi Fevziu, për ndryshimin e funksionit të godinës historike të Teatrit të Kukullave nuk qëndrojnë.

Keqardhje që më duhet të përgënjeshtroj një mik e një gazetar që kishte çdo mundësi e akses të pyeste përpara se të nxitonte të lëshonte një hipotezë të tillë që nuk ja kishte borxh as Teatri i Kukullave, as ekipi i shkëlqyer që e animon e as publiku i vogëlushave dhe prindërve që atë institucion e duan si drita e syve.

Jo se qendrat e kulturave të tjera janë herezi, aspak, por se është e gabuar të përdoret një realitet kaq simbolik duke e përshkruar si të zëvendësueshëm nga diçka që për shkak të aktualitetit do krijonte një ngarkesë të re që të ushqente fantazi e paranoja absurde” tha Gonxhja.

Po si qëndron e vërteta sipas ministrit?

“E vërteta është se Teatri i Kukullave vijon të jetë një nga qendrat më të dashura kulturore për fëmijët dhe familjet në Tiranë. Një hapësirë ku arti, imagjinata dhe edukimi bashkohen çdo ditë përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve të shumta, për të cilat mbahet radhë. Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Teatri i Kukullave ka realizuar 158 shfaqje, atmosferë magjike e argëtim, ndjekur nga 16,725 spektatorë. Krenari e mirënjohje për menaxhimin profesional e të pakursyer. Godina historike, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, është restauruar dhe rijetëzuar përmes programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga UNOPS, duke u rikthyer në funksion të plotë për publikun sipas projektit tonë. Sot, përveç skenës teatrore, kjo godinë mirëpret edhe Ekspozitën Muzeale të Kukullave dhe Ekspozitën Muzeale të ish-Parlamentit, duke ndërthurur krijimtarinë artistike me historinë, nostalgjinë dhe kujtesën tonë kombëtare.Teatri i Kukullave ka një identitet të qartë, një program  të vazhdueshëm dhe mijëra spektatorë që i japin jetë!  Respekti për ndjeshmëritë e njerëzve duhet të prijë çdo publikim e sidomos çdo debat, duke evituar dezinformimin” tha Gonxhja.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.