AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović viziton Prishtinën! Takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe ministrin e Jashtëm Konjufca

by SHT Media
18/11/2026
in Kosovë
6
0
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović viziton Prishtinën! Takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe ministrin e Jashtëm Konjufca

Foto: Kosovë

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, vizitoi sot Prishtinën, ku u takua me Presidenten e sapoemëruar Justina Shiroka-Pula dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në takimin me Presidenten Shiroka-Pula, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së diskutoi për bashkëpunimin rajonal, zhvillimet në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian të rajonit.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në proceset rajonale dhe të shndërrimit të zotimeve politike në bashkëpunim praktik që sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit.

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca, Kapetanović shkëmbeu pikëpamje mbi prioritetet për periudhën e ardhshme, zbatimin e angazhimeve rajonale dhe vazhdimin e bashkëpunimit me RCC-në. Diskutimi përfshiu gjithashtu rolin e bashkëpunimit rajonal në mbështetjen e integrimit ekonomik, ndërlidhjes dhe integrimit më të ngushtë të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

“Bashkëpunimi rajonal, në fund të fundit, matet me rezultatet që sjell për qytetarët dhe bizneset. RCC do të vazhdojë t’i bashkojë institucionet, të ndihmojë në zhvillimin e zgjidhjeve të përbashkëta dhe të mbështesë zbatimin, në mënyrë që angazhimet e dakorduara të shndërrohen në rezultate të dukshme në të gjithë rajonin”, tha Kapetanović.

Gjatë takimeve, Presidentja Shiroka-Pula dhe Ministri i Punëve të Jashtme Konjufca vlerësuan punën e RCC-së në avancimin e agjendave rajonale dhe përsëritën mbështetjen e tyre për prioritetet e ardhshme të organizatës.

Kapetanović mori pjesë gjithashtu në panelin e Forumit Ekonomik të Brezovicës 2026, me temë “Nga Tregu i Përbashkët Rajonal drejt Tregut të Vetëm të BE-së”, ku theksoi se Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) duhet të vlerësohet gjithnjë e më shumë përmes rezultateve të dukshme dhe të matshme, dhe jo vetëm përmes zotimeve dhe planeve të veprimit. Duke iu referuar arritjeve si roaming-u dhe Zona e Vetme e Pagesave në Euro (SEPA), ai tha se integrimi ekonomik rajonal tashmë po dëshmon se si integrimi europian mund të përmirësojë jetën e përditshme edhe përpara anëtarësimit në BE.

“Kemi dëshmuar se dimë t’i kthejmë fjalët në vepra. Tani duhet ta përshpejtojmë ritmin. Suksesi i kësaj agjende do të matet me atë që qytetarët dhe bizneset do të mund të bëjnë nesër, e që nuk mund ta bëjnë sot”, tha Kapetanović.

Paneli u moderua nga Dardan Sejdiu, drejtor ekzekutiv i Balkan Green Foundation, ndërsa krahas Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së morën pjesë Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit; Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës; Nik Gjeloshaj, Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik; Gaudencio Luis Costa, ish-Ministër i Turizmit dhe Ekonomisë; Sergiy Maslichenko, përfaqësues i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH); dhe Pranvera Kastrati, Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.