AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kur do të lindë opozita në Shqipëri?

by Alb Times
18/11/2026
in Opinion
6
0
Berisha: S’keni legjitimitet të merreni me buxhetin, me paketën fiskale do varfëroni më shumë shqiptarët

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Në fakt mbetet një pyetje retorike, por ja që mbetet pyetja më e shpeshtë që po bëhet sot në Shqipëri. Kur do të lindë opozita e vërtetë në Shqipëri ?

Kur do të lindë opozita konstruktive, opozita reale, opozita bashkëpunuese dhe europiane, e cila do ti japë vendit imazhin pozitiv ? Kjo për faktin sepse, kjo opozitë, ka jo vetëm mospranimin e shumicës së shqiptareve, jo vetëm ka 14 vjet që humb çdo palë zgjedhje, jo vetëm ka në krye një ish-komunist dhe ish-kryeministër që mbetet nën hetim dhe gjykim, por ka gjithashtu një “mal” me mëkate mbi shpinë.

Kjo opozitë, që ne e quajmë gabimisht sot si të tillë, dhe ky “lider opozite”, që nuk e di pse quhet i tillë, kanë humbur sot e gjithë ditën, integritetin, reputacionin dhe kredibilitetin të përfaqësojnë, qoftë edhe ata pak demokratë të mbetur akoma anëtarë të saj. Si mund të quhet “opozita e këtij vendi” një parti e shpartalluar, e mbetur pa aleatë, pa mbështetës, pa njohje nga faktori ndërkombëtar, pa vizita të asnjë ambasadori të huaj në Tirane ?

Si mund të quhet  kjo  dhe ai “opozita dhe lideri opozitës”, kur SPAK ka 5 vjet që heton, gërmon, dhe gjykon ish-kryeministrin, dhëndrin, dhe një taborë me njerëz nga klani i tij financues ? Jo, Shqipëria pa asnjë vonesë ka nevojë për një opozitë reale, serioze, të panjollosur, të paimplikuar, të pabaltosur, të pahetuar dhe padënuar. Shqipëria ka sot më shumë se kurrë, nevojë urgjente për mbështetjen e partive të reja, e atyre partive të cilat nuk kanë sërish brenda tyre  “këlyshët” e kësaj opozite, me diploma të blera, por intelektualë të shkolluar.

Shqipëria ka humbur shumë shanse dhe kohë të vyer, duke u marrë me hallet, problematikat, kusuret  e ledhatimet e kësaj palo-opozitë. Shqiptarët nuk e kanë luksin, të merren dhe të dëgjojnë çdo ditë, javë, muaj dhe vit, broçkullat dhe profkat e një ish-komunisti, që në thelb, ka formim leninist, dhe që hiqet sikur “ka sjellë demokracinë, dhe po e mban gjallë atë me partinë e tij”. Sot më shumë se kurrë, ka ardhur koha që edhe nga radhët e asaj partie, që nuk e di pse quhet “opozitare”, të dalin nga rreshti ata pak njerëz me integritet, dhe të grupohen në një force reale opozitare, që nuk bën pazare me vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Sali Berisha, mbetet njeriu pazareve, politikani interesave, dhe lideri i pakicës së pakicës së asaj partie, që e ka kthyer në çiflig. Afrimi i vendit me Bashkimin Europian, duhet ti japë shanse të mëdha edhe politikës, sidomos asaj opozitare, për të gjetur veten, dhe për ti dhënë fund një etape dhe periudhe të turpshme, të cilat e kanë cilësuar  dhe identifikuar opozitën, me “parti destruktive” dhe liderin e saj 36 vjeçar, me “njeriun dhe politikanin  më mëkatar të Shqipërisë”.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.