AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

by Alb Times
10/11/2026
in Kronikë
6
0
"Eskorta në Tiranë"/ Nga Shallvaret dhe "Pazari i

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një faqe interneti, disa fotografi, mesazhe në WhatsApp dhe dy adresa në zemër të Tiranës.

Gazetarët e Fiks Fare kanë zhvilluar një investigim mbi një aktivitet prostitucioni që reklamohej hapur në internet dhe që, sipas verifikimeve të tyre, zhvillohej në apartamente në zona të frekuentuara të kryeqytetit. Investigimi nisi pas identifikimit të një faqeje interneti me emrin “Eskorta Tiranë”, ku vajza të ndryshme reklamonin shërbimet e tyre kundrejt pagesës.

Në profilet e publikuara shfaqeshin fotografi, të dhëna fizike, origjina dhe shërbimet që ofroheshin. Gazetarët kontaktuan disa prej tyre dhe, nëpërmjet një bashkëpunëtori, arritën të linin takime në dy adresa të ndryshme. Adresa e parë ndodhej pranë Parkut Rinia, në zonën e Shallvareve, përballë Taivanit. Bashkëpunëtori i Fiks Fare u paraqit në vendin e lënë për takimin, por duket se prania e tij ngjalli dyshime. Ai kërkoi ndërhyrjen e gazetarëve, të cilët u drejtuan me shpejtësi drejt apartamentit.

Brenda banesës u gjetën dy vajza, të cilat komunikonin në anglisht dhe prezantoheshin si shtetase nga Filipinet.

Për shkak të vështirësive gjuhësore, komunikimi u realizua përmes një programi përkthimi. Njëra prej tyre pretendoi se kishte një fëmijë dhe se ndodhej në vështirësi ekonomike. Ajo tregoi se kishte ardhur në Shqipëri me idenë për të punuar si kameriere, por kishte përfunduar duke ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Vajza pretendoi gjithashtu se disa persona nga Gjermania e kishin sjellë në këtë situatë dhe se i kishin marrë pasaportën. Gazetarët e pyetën për identitetin e këtyre personave dhe rrethanat në të cilat kishte përfunduar në apartament, por përgjigjet e saj nuk ishin të plota.

Gjatë qëndrimit në banesë, një person u shfaq në ambientet e pallatit dhe tha se ishte banor i tij. Ai deklaroi se banorët kishin dijeni për atë që ndodhte në apartament dhe se ishin ankuar për lëvizjet. Në një moment, personi u prezantua edhe si punonjës policie në Komisariatin nr. 3, por kur gazetarët i kërkuan emrin, ai u largua. Ndërkohë, bashkëpunëtorit të Fiks Fare i mbërriti në telefon një fotografi kërcënuese, ku shfaqej një armë automatike.

"Eskorta në Tiranë"/ Nga Shallvaret dhe "Pazari i

Por investigimi nuk përfundoi këtu. Fiks Fare kishte identifikuar edhe një adresë të dytë, këtë herë në zonën e Pazarit të Ri. Për të verifikuar se çfarë ndodhte në këtë apartament, u la një tjetër takim me një vajzë që reklamonte shërbimet e saj në internet. Këtë herë, komunikimi nisi me kërkesa të pazakonta.

Vajza kërkoi një fotografi të personit që do të shkonte në takim dhe, vetëm pasi e mori atë, dërgoi videon me vendndodhjen e apartamentit. Bashkëpunëtori i Fiks Fare u drejtua në adresën e dhënë, ndërsa gazetarët qëndruan në pritje për të ndjekur nga afër zhvillimet. Pas pak, mbërriti momenti i ndërhyrjes.

"Eskorta në Tiranë"/ Nga Shallvaret dhe "Pazari i

Gazetarët u ngjitën në apartament, ku vajza, sapo i pa, bërtiti dhe u mbyll në një dhomë. Ajo nisi të komunikonte në telefon dhe pak çaste më vonë në banesë mbërriti edhe një vajzë tjetër.
Të dyja dukeshin të frikësuara dhe hezitonin të flisnin.

Përmes përkthimit, ato pretenduan se vinin nga Brazili dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të fituar para, pasi, sipas tyre, situata ekonomike në vendin e origjinës ishte e vështirë.

U shprehën se ishin të arsimuara dhe treguan se prisnin disa klientë çdo ditë. Njëra prej tyre tha se priste rreth 4-5 klientë, ndërsa tjetra 2-3.

Por kur gazetarët i pyetën se kush ua kishte siguruar apartamentin, si e kishin marrë me qira dhe kujt ia paguanin paratë, vajzat heshtën. Pas disa pyetjeve, kërkuan 20 minuta kohë për të bashkëpunuar me gazetarët.

Gjatë kësaj kohe, Fiks Fare dokumentoi ambientet e apartamentit, ku u konstatuan edhe sende që lidhen me aktivitetin e ofrimit të shërbimeve seksuale. Kur koha e kërkuar përfundoi, gazetarët u kërkuan vajzave përgjigje konkrete për personat që mund të qëndronin pas këtij aktiviteti. Në mungesë të përgjigjeve të qarta, vendosën të njoftojnë Policinë e Shtetit.

Pas mbërritjes së patrullës, efektivët hynë në apartament dhe kryen veprimet procedurale. Gjatë kontrollit u morën sende dhe dokumente, përfshirë edhe pasaportat e vajzave. Në këtë moment, gazetarët konstatuan se emrat në dokumentet e identifikimit nuk përputheshin me emrat që vajzat kishin deklaruar gjatë komunikimit të parë. Në përfundim të veprimeve, dy vajzat u shoqëruan nga policia.

Në Shqipëri, prostitucioni është i parashikuar si vepër penale nga Kodi Penal. Por përtej ushtrimit të këtij aktiviteti, rrethanat e treguara nga vajzat, pretendimet për marrjen e pasaportës dhe paqartësitë mbi identitetin e tyre ngrenë edhe dyshime që duhen verifikuar për mundësinë e shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Fiks Fare arriti deri te dyert e apartamenteve. Tashmë i takon Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë të zbardhin se kush qëndron pas këtij aktiviteti dhe nëse pas reklamave në internet fshihet një skemë më e gjerë shfrytëzimi./ Top Channel 

Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

10/11/2026

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

10/11/2026

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

10/11/2026

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

10/11/2026

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

10/11/2026

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

10/11/2026

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

10/11/2026

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

10/11/2026

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

10/11/2026

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

10/11/2026

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

10/11/2026

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

10/11/2026

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

10/11/2026

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

10/11/2026

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste
  • Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.