AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

by Alb Times
10/11/2026
in Opinion
6
0
Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, vazhdimisht ka rifreskuar dhe rinovuar Partinë Socialiste. Ndryshe nuk do të kishte qëndruar kaq gjatë në pushtet. Nuk e pranoj faktin se “largoi staturën e gardën e vjetër”.

Jo aspak. Ai me të “vjetrit” konsultohet, dhe bashkëpunon vazhdimisht në dobi të partisë. Dihet se “koha e gjatë në pushtet, të shtyn të bëhesh abuziv”. Kjo ka ndodhur deri sot, me ata që dikur Edi Rama, i besonte, u jepte vendi nderi në qeveri, administrate, parti, etj. Ka ardhur koha të bëj një rifreskim radikal të Partisë Socialiste.

Ka ardhur koha të flaken nga administrata,  dhe institucionet e qeverisjes, ata që janë “bukëshkalë”, ata që natën flasin në telefona me  krerët e opozitës, ata që nuk bëjnë “1 lek punë”, dhe kanë zhvatur para nga thesi i investimeve publike. Ka ardhur koha të përgjigjen para organeve të drejtësisë, dhe jo të vegjetojnë akoma nën propogandën bajate që bëjnë në takime dhe tavolina kafenesh. Askush nuk i beson më ata, që e zhgënjyen Ramën dhe Partinë socialiste. Ashtu siç ka ardhur koha që, ata që u ndëshkuan nga SPAK, të “ulin bishtin”, dhe të mos shpresojnë se, “Rama po shkon drejt ikjes”. Grupimi “anti-Rama”, u krijua brenda Partisë Socialiste pasi u “ngop” me para, me prona dhe pasuri të paligjshme.

Ata janë gati që sot, ti dalin pas shpine Edi Ramës, por jo përballë. Ata janë “shushunja”, që nuk u bën dobi asnjë parti, asnjë kryetar partie, dhe asnjë kryeministër, veç interesit personal. Ata futen në politikë si parazite, si të shitur, dhe shpesh arrijnë deri në maja pushteti. Nuhatja dhe inteligjenca e Edi Ramës, e ka shpëtuar shpesh në këto 2 dekada Partinë Socialiste. Rama nuk “fle mbi dafina”. Aq më tepër kur në 14 vite pushtet, ka pësuar kaq zhgënjime, nga ata që dikur i konsideronte miq, shokë, kolegë, etj. Jo, nuk ka më kohë për mëdyshje, në rast se duan që pushteti të mos konsumojë gjithçka të bukur, qysh kur u nis në 2013.

Mbledhja e Asamblesë në 14 Nëntor, natyrisht do të sjellë “surpriza” të këndshme. Edi Rama po bën gati “qilizmin” historik, që do ti  sjellë dhe sigurojë atij fitoren e 9 Majit 2027, apo dhe fitoren e mandatit të pestë në 2029. Përballë një opozite inekzistente, mbetet detyrimi moral, politik dhe  patriotik i Edi Ramës, ti japë vendit  garanci të përhershme, mbi qeverisjen e duhur, si kushti për integrimin në Bashkimin Europian. Dhe natyrisht, kjo nuk arrihet veçse me punë, dhe kontribute personale të çdo socialisti  nga baza deri në majat e pushtetit.

Edi Rama, u ka vënë kushtin themelor, çdo deputeti dhe çdo funksionari, që të zbresin tek njerëzit, dhe ti kthejnë institucionet dhe zyrat e shtetit, në dobi të halleve dhe problematikave të çdo qytetari. Ky është objektiv, ky është edhe kushti që do ti shërbejë atij si “test provues” për vazhdimësinë bashkëqeverisëse duke nisur nga ministrat deri tek drejtorët e bashkive në bazë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

10/11/2026

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

10/11/2026

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

10/11/2026

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

10/11/2026

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

10/11/2026

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

10/11/2026

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

10/11/2026

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

10/11/2026

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

10/11/2026

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

10/11/2026

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

10/11/2026

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

10/11/2026

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

10/11/2026

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

10/11/2026

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste
  • Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.