‘Kosova nuk ka shënuar përparim në reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Mungesa e një strategjie kombëtare për luftimin e korrupsionit dhe e mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit kanë ndikuar në ngecjen e procesit të reformave’, kështu u shpreh në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Dardan Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike, duke komentuar gjetjet e Progresraportit për Kosovën.
Ai theksoi se në pjesën më të madhe të raportit evidentohen ngecje në reforma, ndërsa në disa fusha ku pritej përparim janë shënuar vonesa.
“Mungesa e një strategjie kombëtare në raport me luftimin e korrupsionit ka krijuar një ngecje, edhe mungesa e një mbikëqyrjeje parlamentare të ekzekutivit. Ka pasur mungesë të reformave dhe natyrisht këto nuk janë lajme të mira. Në pjesën më të madhe të raportit theksohen ngecjet në reforma. Pjesa ku do të duhej të kishte progres, fatkeqësisht ka ngecje të mëdha. Në Progresraport nuk ka asnjë përmirësim”, tha Krasniqi.
