AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!

by Alb Times
02/11/2026
in Politikë
6
0
Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konsensusin që socialistët nuk e gjetën te demokratët, te Presidenti e kishin gati. Bajram Begaj nuk i prishi planet e mazhorancës, as për ditën e zgjedhjeve dhe as për hartën e re me 46 bashki.

Një ditë pasi dekretoi 9 majin si ditë votimesh, Begaj dha bekimin e tij për ndarjen e re territoriale të vendit, e cila u miratua pa opozitën në Kuvend. Kreu i shtetit e firmosi shkrirjen e 15 bashkive pa shumë zhurmë, duke mos e njoftuar publikisht dekretin, por thjesht duke e publikuar atë në kategorinë e dekreteve në faqen zyrtare.

Paralelisht, socialistët kanë vijuar me projektin e tyre, duke ringritur Komisionin për Reformën Territoriale me shumicë anëtarësh, për të vijuar punën për kompetencat, financat dhe rajonizimin.

“Ne themi: bashkia ka këto 10 funksione. Për këto 10 funksione ka këto para që i gjeneron vetë nga taksat dhe tarifat, këto para që ia jep qeveria dhe këto para që i vijnë si mekanizëm ekualizimi, domethënë i vijnë një bashkie sepse është më e varfër ose ka më pak mundësi për të gjeneruar të ardhura vetë”, shpjegon për A2 CNN Arbjan Mazniku.

Shkrirja e 15 bashkive u bë nga socialistët me argumentin që njësi më të mëdha do të kenë mundësi të kryejnë më shumë funksione. Por sa e gatshme do të jetë qeveria të lëshojë pushtet për t’ua dorëzuar vendorëve?

“Në disa fusha bashkitë, dhe ky është besimi im personal, mund të kenë më shumë kompetenca, ndërsa në disa fusha duhet të kenë më pak kompetenca. Menaxhimi i digave duhet të bëhet në nivel të përqendruar. Nuk mund të bëhet nga bashkitë. Bashkitë duhet të kenë një rol më të madh në shëndetin parësor, në menaxhimin e ambulancave të lagjeve, ambulancave të fshatrave dhe qendrave shëndetësore të fshatrave”, tregon Mazniku.

Kryeqyteti do të ketë një trajtim të veçantë nga bashkitë e tjera. “Set të posaçëm kompetencash, ndryshe nga bashkitë e tjera. Set të posaçëm fuqish, ose si një kapitull të posaçëm në ligjin për qeverisjen vendore, apo edhe një ligj të posaçëm për Tiranën”, tregon Mazniku.

Ai nuk e mohon as mundësinë që Tirana të jetë një rajon më vete. “Tirana i ka të gjitha parametrat për të qenë një rajon më vete”.

Të majtët preferojnë katër rajone, por si do të përzgjidhen drejtuesit e tyre: në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli apo me një formulë tjetër?

“Unë mendoj që në një fazë të parë, prej katër deri në tetë vjetësh, rajonet duhet të jenë mekanizma përfaqësimi nga këshillat bashkiakë dhe kryetarët e bashkive të rajonit. Më pas mund të shohim opsionin e një zgjedhjeje të drejtpërdrejtë, por kjo në një fazë të mëtejshme. Disa funksione që bashkitë nuk i bëjnë dot, i agregojnë në nivel rajonal. Rajonet duhet të kenë potencialisht burimet e tyre financiare”.

Këto plane të socialistëve pritet të nisin nga puna për t’u përfunduar deri në fund të verës, kur pritet të marrin detyrën kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

02/11/2026

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

02/11/2026

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

02/11/2026

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

02/11/2026

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

02/11/2026

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

02/11/2026

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

02/11/2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

02/11/2026

Kur shpërdorohet autoriteti akademik

02/11/2026

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

02/11/2026

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

02/11/2026

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

02/11/2026

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

02/11/2026

Pse PD, nuk është më opozita

02/11/2026

Zgjedhjet që mund t’i kthehen në ‘makth’ Trump-it, çfarë tregojnë sondazhet në SHBA?

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’
  • Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.