AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Bregu: Mbeshtetje per tranformimin urban dhe digjital te qyteteve!

by SHT Media
13/10/2023
in Sociale
6
0
Bregu: Mbeshtetje per tranformimin urban dhe digjital te qyteteve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RCC nis dialogun e strukturuar rajonal me vetëqeverisjet lokale për Axhendën e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor

Tiranë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Rrjetin e Asociuar të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) kanë organizuar sot në Tiranë Forumin e parë të Vetëqeverisjes Vendore me temë “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities”.
“Nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, në mes të diskutimeve të rivitalizuara për integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në BE, e për planin e guximshëm për ringritjen ekonomike, por edhe pas krizës së zgjatur energjetike – është një mundësi e mirë, në kohën e duhur, për t’i hapur rrugën lokalizimit dhe decentralizimit të zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky Forum, në bashkëpunim edhe me forumin e shoqërisë civile që iniciuam në fillimi të këtij viti, mund të jetë një nxitës I mirë për përkthimin e strategjive globale dhe rajonale në veprime konkrete lokale” – tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj të hapjes.

Forumi “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities” shënon fillimin e një dialogu të strukturuar rajonal midis Vetëqeverisjeve Lokale nga Ballkani Perëndimor, me synimin për të nxitur zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, në nivel lokal.

“Qytetet janë të parat që ndeshen dhe ndjejnë ndikimet mjedisore, nga ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Ato konsumojnë më shumë se 65% të energjisë së botës dhe janë përgjegjës për mbi 70 % të emetimeve globale të karbonit. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon ndryshime thelbësore në infrastrukturën tonë urbane, sistemet e transportit dhe burimet e energjisë, të cilat janë përpjekje komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj është e domosdoshme që qytetet dhe rajonet të mbështeten në përshpejtimin e tranzicionit të tyre drejt krijimit të mjediseve urbane miqësore me ambjentin dhe digjitale. Forumi dhe diskutimet që do të zhvillojmë këtu kanë si synim forcimin e përpjekjeve tona kolektive për inovacion dhe përmirësim. Bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, angazhimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe rininë tonë të talentuar sipërmarrëse, mund të sjellë ekspertizë dhe burime të ndryshme në tryezë, dhe të ndihmojë rajonin tonë të kalojë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe dixhitale”, përfundoi Bregu.

Krahas znj.Bregu, fjalën e hapjes e mbajtën Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor të Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Mehmet Ergün Turan, President i NALAS dhe Kryetar i Bashkisë Fatih, Stamboll dhe Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Më tej, gjatë punimeve të Forumit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin panelin kushtuar transformimit të gjelbër të qyteteve në Balkanin Perëndimor, me Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Danela Arsovska, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, Përparim Rama, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës, Samir Avdiq, Nënkryetar i Bashkisë së Sarajevës dhe Luka Rakçeviq, nënkryetar i Bashkisë së Podgoricës.

Pjesë e programit të Forumit janë edhe prezantimet e praktikave më të mira të BE-së, si dhe zgjidhjet digjitale që mund të kenë ndikim konkret drejt mjediseve urbane më të pastra dhe më inteligjente. Zgjidhjet digjitale janë nxitur në kuadër të nismës së RCC-së, Balkathon, një konkurs vjetor për zgjidhjen digjitale më të mirë rajonale, që mbahet që nga viti 2020.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

22/10/2026

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

22/10/2026

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

22/10/2026

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

22/10/2026

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

22/10/2026

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

22/10/2026

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

22/10/2026

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

22/10/2026

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi
  • Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.