AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

by Alb Times
30/10/2026
in Politikë
6
0
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dhuna në protestat e fundit në Shqipëri ishin ndër çështjet që zunë vend edhe gjatë takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, të mbajtur në Elbasan.

Antonio Mazzeo,bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, një strukturë që merret me rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian, u ndal edhe te paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke nënvizuar rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit.

Ai iu referua edhe raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili ngre shqetësimin për praktikën e zgjatjes së paraburgimit të kryetarëve të bashkive.

“Më falni se po hyj në një dinamikë me karakter lokal, por është raporti i paraqitur pranë Këshillit të Evropës lidhur me praktikën e paraburgimit të zgjatur ndaj kryetarëve të bashkive, duke sjellë në vëmendje edhe vëzhgimet nga Komisioni i Vjenës. Më duhet të them se ne, si përfaqësues të autonomive vendore, po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh sot lidhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës, duke ritheksuar rëndësinë e respektimit të plotë të procesit të rregullt ligjor dhe të pavarësisë së gjyqësorit” tha ai

Një tjetër çështje që Mazzeo trajtoi ishte reforma territoriale. Sipas tij, ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor duhet të mbështeten te funksionet dhe përgjegjësitë e bashkive dhe jo te interesat elektorale.

Zyrtari europian foli gjithashtu për protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se dhuna është e papranueshme.

“I ndaj plotësisht shqetësimet e shprehura në deklaratën e 19 tetorit nga kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian dhe raportuesi i përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë. Duhet të bëjmë çmos të gjithë, në çdo vend, që dhuna politike, dhuna në teresi nuk mund të jetë, një mjet i pranueshëm i shprehjes politike në një shoqëri demokratike. Liria e shprehjes dhe e drejta për të protestuar në respekt të të tjerëve, pa dhunë, duhet të garantohen dhe besoj se këto duhet të garantohen gjithmonë, sepse janë vlera dhe të drejta thelbësore të Europës. Protesta paqësore është një mjet plotësisht legjitim dhe demokratik përmes të cilit qytetarët duhet të kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre. Për këtë arsye, unë nga këtu gjej rastin t’u bëj thirrje të gjithëve, institucioneve, por edhe protestuesve, që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të shmangin çdo lloj përshkallëzimi që nuk bën aspak mirë. Unë besoj se qëndrueshmëria e një demokracie nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me aftësinë e institucioneve për të ruajtur pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve” tha ai.

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

31/10/2026

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

31/10/2026

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

31/10/2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

31/10/2026

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

31/10/2026

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

31/10/2026

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

31/10/2026

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

31/10/2026

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

31/10/2026

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

31/10/2026

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

31/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

31/10/2026

Revolucioni pa popull

31/10/2026

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

31/10/2026

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës
  • Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.