Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe mos të ketë protesta të dhunshme.
Sipas saj, dhuna nuk është zgjidhje në një vend demokratik.
Ambasadorja deklaroi se autoritetet duhet të adresojnë me përgjegjësi të gjitha shqetësimet e qytetarëve.
Këto deklarata ambasadorja e BE-së i bëri gjatë një takimi në Elbasan të komitetit konsensual “CoR Shqipëri mbi rolin e pushtetit vendor në integrimin europian”.
