AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

by Alb Times
29/10/2026
in Opinion
6
0
Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

Foto: Opinion

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bajram Peçi

Një flamur i madh kombëtar valëvitet në krye të protestuesve. Mbajtësi i saj trimosh ka veshur një kostum kombëtar ku spikat qeleshja tipike shqiptare. Ai as e njeh dhe sdi çka do të thotë shënjtëri e flamurit kombëtar. Është një djalosh I zgjedhur mes të tjerëve, për shkak të fizikut, që shoqërohet me pagesën ditore të pëlqyeshme prej tij, shkak i qëndrueshëm për të mos ndjer lodhje.

Të tjerë, disa qindra, fshehur fytyrën me maska, shihen të mbështillen me copën Flamur, kuq e zi, me shqiponjën e zezë dykrerëshe. Këta protestues e përdorin flamurin kundër policisë dhe shikuesve në TV-të ose kalimtarë të rastit për t’u dhënë të besojnë se janë atdhetarë që japin dhe jetën për… lirinë me gjasa.

Jo-jo, i keqkuptuat! Bëhet fjalë vetëm për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit. Vetëm kaq! Nuk kanë program politik, as udhëheqës, por “prapa u vjen historia”, Partia Demokratike, kyeshitësi online dhe qorrogllu. Duan pushtet në tavolinë, jashtë rregullave juridike, në dhunim të kushtetutës, qeveri teknike ose zgjedhje, ku më së pari vjen nga mugëtira dhe errësira e familjes berisha, Saliu shekullor

Për çfarë lirie bëhet fjalë se u mungon? Për të protestuar apo për të djegur koshat e plehrave? Për të qëlluar policët me gurë dhe mjete të tjera vrasëse apo se mos i kanë penguar për të hedhur bomba Molotov ndaj institucioneve shtetërore? Kush ua ka ndaluar lirinë për të dëmtuar pasurinë publike, si semaforët e sistemin sinjalistik të rrugëve, gjithë ndriçimin rrugor, djegjen e stacioneve të autobuzave, të kioskave të vogla, zjarrvënjen dyerve të bankave, thyerjen e bankomateve e xhamave të bizneseve dhe vitrinave të bankave; të sulmojnë e grabitin bizneset e rrugëve, të marshojnë nën tingujt fashistë dhe të përdorin mënyrat naziste të veprimit ndaj pronës publike dhe qytetarëve të pambrojtur!?

Tirana e strukur, e mpakur, populli i saj i mbushur plot zemërim prej atyre që plagosën rëndë qytetin, të hidhëruar, të plogështuar, i grishim (nëse munden) të kexojnë një poemë të At Gjrgj Fishtës, “Çohuni të vdekun”! Të dalësh sot rrugëve të Tiranës nuk sheh më këmbë turisti. Prej halldupëve “flamurmbajtës”, Tirana që gjallonte nga biznesi i vogël, që ngriheshin me natë dhe bënin gati mezeri, restorante, bare e kioska shërbimi, u gjendeshin mijra e mijëra të huajve që kishin ardhur të pushoheshin e argëtoheshin në qytetin tonë të bukur, shihet qartë se ka rënë në mjerim. Mund ta shohin dhe prekin sa sipër ata që ecin në këmbë, por jo zotërinjtë makinave milionëshe me xhama antiplumb!

Qytetarët e Tiranës, të cilët nuk janë e s’kanë pse bëhen pjesë e këtyre formacineve fashiste, sepse nuk i lejon qytetaria dhe njohin mirë jetesën në komunitet, me rregullat e saj, u rrinë larg dhe shumica i shohin me urrejtje. Nuk është thjesht urrejtje, por është dhe forcim i bindjes se këto lëtyra njërzore nuk duhet kurrë të lejohen t’i afrohen pushtetit! Analistë të pavarur janë pothuaj të gjithë të një mendjeje e të bindur se ato ndihmojnë Partinë Socialiste, i betonojnë themelet e një fitoreje tjetër e tjetër, e cila merr kuptim e bindje edhe më të fortë kur shefi i Partisë Demokratike del në television dhe nxit thyerjet e dëmtimet e përkrah kaosin e dhunën ndaj qytetit, që i thurr me fjalën në kuvend ditirambe lavdie djegësit dhe dhunuesit.

Veshur me Flamur, ngjeshur simbolin kombëtar e lëshuar mbi brezin, ku janë ngjeshur bombat molotov dhe fishekzjarret vrasëse, por edhe trastat me gurët të kalldrëmit të thyer, këta “atdhetarë”, patjetër trima, e shohin flamurin mjaft të dobishëm për të mbuluar armatimin dhe të japin figurën e të riut shqiptar që “Lufton për liri, për një Shqipëri pa diktaturë” .

A vetëm këtë Flamur bën pis kjo turmë pa kokë, që rri në pritje të një viktime!? Një javë u morën me dëmtimin e syrit të një protestuesi (të cilin urojmë të shërohet sa më shpejt) ndërkohë askush nuk u kujtua për atë policin që mori flakë (siç nuk u kujtuan për Lirak Bejkon e ndjerë të vetdjegur, tashmë të harruar nga PD-ja, që ai votonte si i dënuar dhe i persekutuar). Djaloshin e përcolli shteti për mjekim në Itali, opozita e veshi me flamurin kombëtar, ndërsa te sheshi u stampuan flamur me portretin e djaloshit, ku spikat syrin i nxirë dhe i dëmtuar. Këtij flamuri ju bashkangjtën flamuri i UÇK-së dhe flamuri i Shqipërisë etnike, atë që demonstoi Ismail “Ballist” Morina në stadiumin e Beogradit në tetorin e 12 vjetëve më parë. Janë tre flamur dhe një bluzë e stampuar me një sy të dëmtuar, të cilët përdoren foshnjërakisht për të mposhtur mëse 700 mijë votues për partinë që drejton me pushtet ekzekutiv Shqipërinë.

Ndërsa shtypi i shkruar, armik i Edi Ramës, armiqësi që buron më tepër nga motive personale sesa ato të përmbajtjes, punës drejtuese dhe organizuese, shihet të jetë i merakosur. Njëherë, se mos po vendoset shteti policor (!?) dhe ditën tjetër se me masat ekonomike që po përgatit, “shkëlqesa” e tij po shtrenjton jetesën (!?). Opozita (jo Berisha), ata që nuk vërtiten rreth familjes që sundon opozitën dhe orvaten të jenë më konstruktiv, e kanë të lehtë të kritikojnë qeverinë, madje u duket çudi pse Rama ende nuk e ka dhënë dorëheqjen, por e kanë të vështirë të çmojnë punën e të japin shpjegime se pse Shqipëria me më pak se 3 milon banorë shkon (për të parën herë) në vitin e ardhshëm 2027 me një buxhet që kalon 10 miliard Euro?

Protestuesit me maska nuk dallojnë nga kryengritësit rebelë të Man Picarit, i cili në Vorë qëlloi e pengoi luftëtarët e Vidit, që ishin nisur kundër hordhive greke, në maj 1915, të cilët po vrisnin shqiptarët dhe po digjnin vendin. Edhe Man Picari me Haxhi Qamilin kishin një Flamur që tundnin dhe u printe, atë me gjysmëhënën e Turqisë, të cilin, kur pushtuan Tiranën, e hoqën nga shtiza dhe e shkelën flamurin kombëtar shqiptar dhe ngjitën gjysmëhënën. Kjo turmë, duke mos patur atë botë semaforë për të thyer, as bankomate për të thyer e grabitur, ju turrën, u ngjiten e zbritën pllakën e hekurt të Post-telegrafës, stemën me shqiponjën, simbolin kombëtar. E lidhën dhe e tërhiqshin zvarrë nëpër Pazar, siç ndodhi me halldupët lezhjanë që thërrmuan, shkelën dhe baltosën memorialin e At Gjrgj Fishtës në qendër të qytetit.Qofshin mallkuar!

Tufa flamurmbajtëse e maskave të Tiranës, halldupë të Tiranës 2026, mbulohen me flamurin kombëtar edhe për t’jua treguar mëshirëmëdhenjve gjykatës, të cilët, ndonëse kanë përpara individin që ka kryer vepër penale, i lënë të lirë “atdhedashësit-flamurmbajtës”.

Një popull nuk lejon ta shkatërrojnë, ndaj është qeverisja, ndaj janë zgjedhur, të mos lejojnë kaos, për të mos lejuar shkatërrimin! Të tilla ngjarje ka patur edhe në Paris, Milano e qytete të tjera europiane, por Makron dhe Meloni e dinë se ato janë mësë shumti të nxitura nga e majta ekstreme, nga komunitetet ekstrakomunitare, ku zotëron Afrika Veriore e më gjërë, të cilët e duan Europër për të jetuar, më shpesh me ndihmën sociale, por e urrejnë! Simbolet e qytetërimit italian dhe francez për ata janë asgjë, janë të huaja. Me gurët e Koloseut Antifa besoj se ka projekt që me to të sulmojë policinë. Kaq përcjell Koloseu dhe Shën Mëria e Parisit për të huajin, me kulturë e besim ndryshe nga italiani e francezi. Do i shohin një ditë si depo armësh dhe objekte të lakmueshme për t’’I djegur e rrënuar. Por tek ne ishin vetëm shqiptarë, që djegin Shqipërinë dhe shkatërrojnë pronën publike se e shohin si të Edi Ramës. Shqiptarë kundë shqiptarve i dallon dhe ndryshojnë prej politikës të instaluar në Shqipëri për të krijuar brënda kombit krahina dhe klane fisnore.

Edhe ky shkrim i shërben këtij rregulli, rendit dhe shpresoj të kem qënë i qartë në çka kam shkruar, i qetë dhe pa ndikime!

 

 

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

29/10/2026

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

29/10/2026

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

29/10/2026

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

29/10/2026

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

29/10/2026

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

29/10/2026

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

29/10/2026

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

29/10/2026

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

29/10/2026

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

29/10/2026

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

29/10/2026

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

29/10/2026

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

29/10/2026

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

29/10/2026

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror
  • Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.