Një cisternë e katërt që transporton naftë për në SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje Moskë-Uashington në fillim të këtij muaji, pritet të niset të mërkurën, tha të martën zëvendëskryeministri i Rusisë.
Duke folur në margjinat e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit në Moskë, Alexander Novak tha se Moska kishte dërguar tashmë tre tankera.
“Aktualisht ka tre anije. E katërta nuk është nisur ende. E presim më 28”, tha ai.
Zyrtari tha se ishte i befasuar nga qëndrimi i politikanëve amerikanë që kundërshtojnë marrëveshjen për naftë me Rusinë.
“Në përgjithësi, sigurisht, qëndrimi i demokratëve është i habitshëm, të cilët flasin ose edhe veprojnë jo në interes të banorëve të SHBA-së”, tha ai.
Rusia është gjithashtu e gatshme të rifillojë furnizimet me gaz në Evropë nëse vendet evropiane e dëshirojnë atë, vuri në dukje Novak.
“Nga ana jonë, ne jemi gati. Ne kemi qenë gjithmonë furnizues të besueshëm”, tha ai.
Zyrtari tha se Rusia mund t’i shesë të gjitha vëllimet e saj të gazit në tregje të tjera nëse Evropa i refuzon ato.
“Nëse Evropa nuk blen, ne kemi ku ta shesim gazin tonë. Ju e dini që vitet e fundit kemi zhvilluar infrastrukturë për furnizime në ato vende që po e rrisin më aktivisht konsumin, ku ekonomia po rritet. Pra, Rusia nuk ka probleme me shitjen e gazit në këtë drejtim. Është më tepër problem i Evropës”, tha ai.
The post Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
