Një fluturim me parashutë në një destinacion të njohur turistik malor në Spanjën jugore përfundoi në tragjedi. Dy persona humbën jetën pas një incidenti në Sierra de Cadiz, pasi parashutat e dy pilotëve u përplasën në ajër.
Shërbimet e emergjencës dërguan dy helikopterë në vendin e largët, pas thirrjeve të shumta në numrin e emergjencës 112.
Njëri nga pilotët vdiq në vendngjarje para se të mbërrinte personeli mjekësor, ndërsa i dyti ndërroi jetë nga plagët e marra pak kohë më vonë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Viktimat u identifikuan si shtetas amerikanë dhe libanezë.
The post Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
