Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
