AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

by Alb Times
23/10/2026
in Kronikë
6
0
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar për përfshirjen në ngjarjen e rëndë të 6 tetorit 2025, kur gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës.

Në seancën e parë ishin të pranishëm edhe bashkëshortja dhe fëmijët e gjyqtarit të ndjerë, të cilët kërkuan drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Familjarët u përballën për herë të parë në sallën e gjyqit me të pandehurit, ndërsa kërkuan gjithashtu kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Gjatë seancës, prokurori lexoi kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan kohë për t’u njohur me materialet e dosjes, si dhe vënien në dispozicion të regjistrimit audio të datës 6 tetor, kur ndodhi vrasja. Për shkak të këtyre kërkesave, seanca e radhës u caktua më 16 dhjetor.

Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi pas një procesi gjyqësor që lidhej me një konflikt pronësie mes familjeve Shkambi dhe Kurtaj. Prokuroria dyshon se Elvis Shkambi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, duke i shkaktuar vdekjen, si dhe ndaj dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët mbetën të plagosur.

Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave dhe armëmbajtjen pa leje. Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për rolin e dyshuar në konfliktin që, sipas organit të akuzës, çoi në tentativën e vrasjes së dy pjesëtarëve të familjes Kurtaj.

Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

23/10/2026

Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

23/10/2026

Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

23/10/2026

“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

23/10/2026

BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në tregun tonë

23/10/2026

Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!

23/10/2026

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

23/10/2026

Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

23/10/2026

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

23/10/2026

Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

23/10/2026

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

23/10/2026

Urdhri i kryeministrit Rama nis të vihet në zbatim, japin dorëheqjen drejtorët e institucioneve qëndrore në nivel vendor në Dibër!

23/10/2026

Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink

23/10/2026

Oerd Bylykbashi (nuk) po revizionon Oerd Bylykbashin, si Bedri Spahiu, Bedri Spahiun?!

23/10/2026

Hila për protestën: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës
  • Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.